BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhDiplomati gjerman pranoi Islamin

Diplomati gjerman pranoi Islamin

MUHAMMED A. HOBOHM, diplomat (Gjermani)

Përse ne në Perëndim po e pranojmë Fenë Islame?

Arsyet janë të shumta. Arsyeja e parë është: e Vërteta gjith­mo­në ka fuqinë e saj. Parimet kryesore të Fesë Islame janë racio­nale, natyrore dhe aq tër­heqëse, saqë për një hulumtues të nder­shëm të së vërtetës është e pamundshme të mos impresio­no­het prej tyre. Për shembull: Besimi në një Zot (Mono­teizmi). Sa na­tyr­shëm udhëheq Feja Islame në bara­zinë e njerëzimit, sepse të gjithë jemi krijuar nga i njëjti Krijues dhe të gjithë jemi shër­bëtorë të të njëjtit Zot.

Për kombin gjerman, në veçanti, besimi në Zo­tin është burim i frymëzimit, burim i trimërisë dhe burim i sigurisë. Ideja e jetës pas vdekjes të trans­formon. Besimi në Ditën e Gjykimit auto­ma­tikisht e ndalon njeriun nga veprat e këqija, e ndërkohë e nxit të bëjë vepra të mira të cilat ia sigurojnë shpëtimin e përhershëm. Besi­mi në atë se askush s’mund t’u ikë pasojave të gjykimit nga ana e Zotit, e bën njeriun të mendojë mirë para se të bëjë ndonjë të keqe. Me siguri ky vetëkontroll është më efikas se policia më e aftë në botë. Arsyeja tjetër që e tërheq të huajin ta pranojë Fe­në Islame është toleranca. Namazi i përditshëm e edukon njeriun me përpikëri, ndërsa agjërimi në muajin e Ramazanit e ushtron besimtarin në vetëkontroll. Pa dy-shim, vetëkontrolli dhe disi­plina janë virtyte nga më të rëndësi-shmet për një njeri të mirë, për një burrë të vërtetë.

Komunizmi kishte gjëra pozitive, tërheqëse, si­kurse që kanë edhe demokracitë sekulariste, por as­njëra prej tyre nuk ka një kod të përsosur për një jetë të ndershme, bujare. Vetëm Feja Islame e përsosur për njerë­zimin është dhe kjo është arsyeja që unë e pranova dhe që njerëzit e mirë e përqafojnë atë.

Feja Islame nuk është një fe teorike. Aq më te­për ajo është një fe praktike dhe kuptimi i saj është: Nënshtrim i plotë ndaj Vullnetit të Zotit.



Artikulli paraprak20 Euro për orë
Artikulli tjetërI nxehti dhe i ftohti i xhehenemit

Must Read