20 Euro për orë

 

20 Euro për orë

 

Kjo sipas mendimit tim është një histori shumë dobiprurëse, si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Ajo tregon idealin e shoqërisë perëndimore, se si ajo na ofron vetëm dis-avantazhe. Fëmijët që nga baza (fillimi) duhet të edukohen sipas Islamit dhe të shikohen si e ardhmja jonë.

 

Një burrë erdhi vonë, i rraskapitur dhe i nervozuar në shtëpi.

 

“Babi, a bën të pyes diçka?”

“Sigurisht biri im, çfarë ke?”– iu përgjigj babai.

“Babi, sa (para) fiton në orë?”

“Përse po pyet?” e pyeti babi  zemëruar

“Vetëm dëshiroj ta di, të lutëm më trego, sa fiton në një ore pune?”– iu lutë djaloshi vogël.

“Nëse vërtetë dëshiron ta dish, 20 Euro në orë”.

“Oh”- rënkoj djali i vogël dhe uli kokën.

Ai ngriti sytë lartë dhe tha:

“Babi, a mund të më huazosh 10 euro?”

 

Babai u zemërua.

 

“Nëse kjo është e vetmja arsye pse ti dëshiron të dish sa  kam fituar, që të huazosh për të blerë ndonjë  lodër  të panevojshëm apo çfarëdo tjetër të kotë, atëherë të lutëm shko në dhomë dhe flej. Unë çdo ditë punoj orë të tërë dhe të mundimshme dhe nuk kam kohë për lojëra fëmijësh”.

 

Djaloshi shkoj qetë në dhomën e tij dhe mbylli dyert. Burri u ul dhe zemërohej më shumë me pyetjen e djalit të tij të vogël. Si mund ta marrë guximin të bëj pyetje të tilla për të më kërkuar para. Pas një ore duke shikuar televizion, burri u qetësua dhe filloj të mendoj se mos vallë ishte pak i rreptë me djalin e tij. Ndoshta pati vërtetë dicka për të blerë më këto 10 euro. Dhe vërtetë ai nuk pyeste shpesh për para. Kështu burri shkoj të dera e dhomës së fëmijës dhe hapi atë.

“Biri im, a po fle?”- pyeti ai.

“Jo babi, ende jam zgjuar”- iu përgjigj djali.

“Mendoj se me herët isha pak i rreptë më ty”.

Djali i ngazëllyer menjëherë u ul.

“O babi, shumë faleminderit”- bërtiti ai.  Pastaj, nën jastëkun e tij nxori disa para . Kur burri vërejti se djali kishte para, filloj të zemërohej edhe më shumë. Djali filloj t`i numëroj me kujdes paratë dhe pastaj shikoj babain e tij.

Babai i zemëruar i tha:

“Përse kërkon më shumë para nga unë, kur veçse paske?”

“Sepse nuk kisha mjaft. Tani kam mjaft”- iu përgjigj djali.

“Babi, tani i kam 20 euro, A mund ta blej një orë nga koha jote…?”

 

Allahu thotë në Kuran:

Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos I kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. (El-Isra 23)

 

Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë (En-Nisa 36)

 

Përktheu nga gjermanishtja: D. Ajeti

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Referencë: http://www.salaf.de/gesellschaft&leben/pdfs/ges0015_20%20Euro%20die%20Stunde.pdf

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read