BallinaRekomandojmëDisa çështje dhe parime të selefizmit

Disa çështje dhe parime të selefizmit

> Çështja e parë: Selefizmi është metodologji dhe shkollë, referimi i së cilës është Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, sipas kuptimit të paraardhësve (selefëve), dhe jo sipas kuptimit të këtij apo atij shteti, të këtij apo atij komisioni, të kësaj apo asaj organizate, të kësaj apo asaj shumice, të këtij apo atij dijetari, .. etj.

>> Çështja e dytë: Prijësi është ai që i nënshtrohet rregullave të Sheriatit. Ai nuk është ligjvënës. Bindja ndaj tij nuk është absolute, por e kufizuar në atë që është e mirë, e drejtë dhe e dobishme.

>>> Çështja e tretë: Ai që e shfrytëzon thirrjen selfiste për përfitime personale, ose partiake, ose që han dhe pin në kurriz të thirrjes selefiste; dhe ai i cili hiqet si i ditur në imitimin e tyre, një i tillë nuk është i kualifikuar për të dhënë udhëzime, mësime apo fetva, dhe as nuk lejohet marrja e dijes prej tij.

>>>> Çështja e katërt: Muslimani duhet të jetë i sigurt se atë as nuk e ulin dhe as nuk e ngrejnë sharjet dhe lavdërimet, porse atë e lartëson sinqeriteti, ndershmëria dhe puna e mirë. Allahu i lartëson njerëzit me ndershmëri dhe i poshtëron ata me hipokrizi. Ndërsa sa i përket shpifjes, dinakërisë dhe mashtrimit, pa dyshim që do të kthehet kundër atyre që i thurin.

>>>>> Çështja e pestë: Muslimani i trajton muslimanët të gjithë njëlloj, të barabartë pa përjashtime, me sinqeritet e pa shtrembërime. Nata e muslimanit duhet të jetë si dita e tij dhe e brendshmja e tij si e jashtmja e tij.

Hoxhë Hariz Allkoçi

Must Read