BallinaPraktikaNamaziDisa dobi të namazit

Disa dobi të namazit

 

 

Disa dobi të namazit

 

1.Allahu i Madhëruar i falë mëkatet (gjynahet) me anë të pesë namazëve.

2.Pesë vaktet e namazit janë shlyese të gjynaheve të vogla nëse gjynahet e mëdha janë shmangur.

3.Gjynahet e shkatërrojnë robin prandaj duhet të ruhet nga ato me namaz.

4.Muslimani arrinë gradën e të sinqertëve dhe shehidëve në bazë të namazit, agjërimit, zekatit dhe sadakasë së tij.

5.Namazi është dritë që ndriçon rrugën e robit në dunja dhe ahiret.

6.Shumimi i sexhdeve dhe namazit është një rrugë per të shoqëruar Profetin Muhamed (alejhi salatu ue selam) në Xhennet.

7.Dy rekate namaz janë më të dashura për të vdekurin sesa kjo botë dhe ç`ka në të. (nëse ai do të kishte mundësi të kthehej edhe një herë në jetën e kësaj bote).

8.Një person që hyn në Xhehenem, Engjëjt do ta nxjerrin nga ai duke e njohur nga shenjat e sexhdes.

9.Namazi bëhet shkak që të zgjidhen nyjet që shejtani lidhë mbi kokën e njeriut.

10.Ata që falen natën përfitojnë një shpërblim që shumë nga njerëzit nuk e fitojnë dot.

11.Falënderimet i shprehen Allahut me farzin dhe namazin e natës.

12.Namazi më i dashur për Allahun është ai i Daudit, ai falej një të tretën e natës dhe flinte dy të tretat e tjera.

13.Allahu ka bërë mirësi mbi robin gjatë natës në të cilën është një kohë kur duaja pranohet, dhe është mirë që muslimani ta kërkojë atë kështu që të fitojë mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër (ahiret).

14.Gjithashtu namazi i natës është një shenjë e devotshmërise, mundëson faljen e mëkateve dhe e parandalon robin të bie në to.

 

Përgatiti: Fatmir Idrizi, Kavajë

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com

 

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read