BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiDisa raste të pendimit të sinqertë

Disa raste të pendimit të sinqertë

Disa raste të pendimit të sinqertë

Në vijim do t’i përmendim disa raste, ku del në shesh pendimi i sinqertë.

1) Teubeja e gruas që kishte bërë zina në kohën e Pejgamberit.

Abdull-llah ibn Burejde na tregon nga babi i tij, [radijall-llahu anhu], i cili tregon:

“Isha ulur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur i erdhi një grua nga fisi Gamid, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, unë kam bërë zina dhe dëshiroj të pastrohem. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: kthehu. Të nesërmen sërish i erdhi dhe konfirmoi zinanë e sajë, duke thënë: o i dërguar i All-llahut kam bërë zina, dëshiroj të më pastrosh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: kthehu. Sërosh të nesërmen, erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe konfirmoi te ai për zinanë e sajë e i tha: o i Dërguar i All-llahut, më pastro, ndoshta dëshiron të më kthesh sikurse Maizin, birin e Malikut. Dije, pasha All-llahun, unë jam shtatëzënë nga zinaja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Kthehu, e mos eja gjersa të lindish. Kur lindi, erdhi me fëmiun në gjoks, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, ja e kam lindur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: shko dhe jepi gji gjersa të ndahet nga gjiri. Kur e ndau nga gjiri, erdhi me fëmiun, i cili në dorë kishte një copë bukë, e tha: o i Dërguar i All-llahut, ja e kam ndarë fëmiun nga gjiri. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që fëmiun ta mer një musliman, pastaj urdhëroi që të hapet një gropë, ku e vënduan këtë grua deri në gjoks. Pastaj filluan njerëzit ta gjuajnë me gurë. E gjuajti Halid ibn Velidi me gurë dhe u stërpik me gjakun e sajë, andaj e shau. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ngadal Halid, mos e shaj, sepse pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, është penduar me pendim që po të pendohej tatimmarrësi do t’i falej. Pastaj urdhëroi që ti falet namazi dhe e varrosën”. (Ahmedi, sahih).

Një rast tjetër nga koha e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

(( عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ أَنَّ امْرَأَةً مِنْ جُهَيْنَةَ اعْتَرَفَتْ عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِالزِّنَا فَقَالَتْ إِنِّي حُبْلَى فَدَعَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَلِيَّهَا فَقَالَ أَحْسِنْ إِلَيْهَا فَإِذَا وَضَعَتْ حَمْلَهَا فَأَخْبِرْنِي فَفَعَلَ فَأَمَرَ بِهَا فَشُدَّتْ عَلَيْهَا ثِيَابُهَا ثُمَّ أَمَرَ بِرَجْمِهَا فَرُجِمَتْ ثُمَّ صَلَّى عَلَيْهَا فَقَالَ لَهُ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ يَا رَسُولَ اللَّهِ رَجَمْتَهَا ثُمَّ تُصَلِّي عَلَيْهَا فَقَالَ لَقَدْ تَابَتْ تَوْبَةً لَوْ قُسِمَتْ بَيْنَ سَبْعِينَ مِنْ أَهْلِ الْمَدِينَةِ لَوَسِعَتْهُمْ وَهَلْ وَجَدْتَ شَيْئًا أَفْضَلَ مِنْ أَنْ جَادَتْ بِنَفْسِهَا لِلَّهِ قَالَ ))

Imran Ibn Husejn [radijall-llahu anhu] tregon:

“Një grua nga fisi Xhuhejne erdhi dhe para Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pranoi se kishte bërë zina, duke i thënë: kam mbetë shtatëzënë. E thërriti Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përgjegjësin e sajë dhe i tha: kujdesu për te, e kur të lindë, më lajmëro. Kështu edhe veproi. Kur i kreu këto obligime, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që ti shtërngohen rrobat, e pastaj urdhëroi të gurëzohet. Pastaj ia fali namazin, kurse Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] tha: O i Dërguar i All-llahut, e gurëzove dhe ia fale namazin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Është penduar asi sosh saqë po të ndahej në shtatëdhjet banorë të Medinës do t’i nxënte. A ke gjetë gjë më të mirë se sa që e flioi vehten për All-llahun”. (Tirmidhiu, sahih).

2) Teubeja e Ahmedit.

Ky rast është rast bashkëkohor. Rast i një djalit të ri nga Arabia Saudite. Djal, i cili nuk ka dal asnjëher më parë nga shtëpia e tij. Njeri me pasuri dhe me të gjith të mirat e kësaj dynjaje. Mirëpo pasuria jo çdo herë sjellë kënaqësi. Andaj ky djalosh dëshironte ta ndryshon atmosferën. Andaj tha: vendosa që të shkoj në vënd të huaj, në një vend ku asnjëri nuk më njeh.

Këtë tregim, të këtij djalit, që quhet Ahmed, e tregon një shok i tij, me të cilin takohet në aeroportin e atij vendi ku e ka bërë mëkatin. Ky, shok i Ahmedit thotë: Një ditë prej ditëve shkova në një vend prej vendeve arbae për punët që kisha. Pasi e kreva punën kërkova një hotel ku do të pushoja, mirëpo situata në këtë hotel nuk i përshtatej personave fetar, pamje aspak nuk ishte e hijeshme. Andaj edhe më thanë: këtu nuk ka vend për ty, shiko kërko ndonjë vend tjetër. Unë u thash, jam i lodhur edhe nuk e njoh këtë vend. Mirëpo ata thanë: mos u ndal në këtë vend, sepse ty nuk të takon vendi këtu. Kur e pash se këtu veni nuk është i përshtatshëm për mua, e gjeta një karrike në park, ku edhe pushova atë natë deri në mëngjes. Në mëngjes shkova deri në aeroport, sepse po atë ditë e kisha udhëtimin për tu kthyer në vendin tim. Kur erdaa në aeroport, e gjeta një vend në aeroport për tu pushuar. E gjeta xhaminë e aeroportit dhe aty u ula të pushoj. Ashtu si isha duke fjetur e dëgjova një njeri duke u falur dhe duke qajtur. Kur i hapa sytë dhe e pashë, u habita. E pash duke u falur dhe duke qajtur, mirëpo nuk e kuptoja pse po qanë. Unë pasiqë isha i lodhur, vazhdova gjumin. Kur erdhi koha e drekës ai më zgjoi dhe më tha: a mundesh të fleshë?! I thashë: po, po mundem të flejë. Ai tha: pasha All-llahun, mua tre ditë nuk më zë gjumi. I thashë: mirëpo, po çka është problemi, pse po qanë? Pse ke frikë dhe trishtohesh? Tha: vall-llahi unë jam nga një familje e pasur. Çdo gjë për të cilën kemi nevojë në jetë, na e ka dhënë All-llahu dhe na e kanë mundësu prindërit, mirëpo rutina e jetës më detyroj të dal në shetitje dhe udhëtim. Të dal që ta shoh botën. Erdha në këtë vend ku nuk ka shumë njerëz nga vendi jonë. Të shetitem dhe ti shoh këto vende. U takova me një shoqëri të keqe, të cilët në fillim mu dukën të mirë, mirëpo më vonë doli në shesh se nuk ishin të mirë. Vazhduam shoqërimin me ta, derisa më njoftuan me një vajzë. Filluam të lozim dhe të argëtohemi, derisa u vetmova me këtë vajzë. Hyrëm në një dhomë vetëm unë edhe ajo, edhe kështu duke u argëtuar dhe lozur u afruam aq shumë saqë u përgaditëm për të bërë imoralitet. Në momentin e kulminacionit të kësaj vepre të shmëtuar, mu kall gjoksi dhe më kaploi një frikë e një e dridhme. U largova prej sajë dhe thashë: All-llahu ekber. Unë të bëjë zina, imoralitet, asnjëher në jetën time nuk kam bërë zina. Ta humbi xhennetin për një çast që e kaloi më lavire. Dola më vrap nga kjo dhomë. Në koridor pash një djalosh nga ajo shoqëri. Mu drejtua dhe më tha: çka ke, pse po qanë? I thashë: kam bërë zina- imoralitet. A e din se çka është zinaja?! Kam bërë gjynah të madh, kam humbur mëshirën e Zotit! Ky djalosh, duke e ngushulluar i thotë: mos u brengos, pije një gotë raki, e të kalon kjo mërzi që të ka kapluar. Thotë: All-llahu ekber, lëre që humba nderit tim, humba hurijtë e xhenneti, për shkak të zinasë që bëra, tani dëshiron që mos të shijoj as rakinë e xhennetit, duke pirë nga rakia e kësaj bote. Fillova me qzjtë dhe nga ajo ditë nuk jam ndalur së qajturi nga frika prej All-llahut [subhanehu ve teala]. Shoku i tij, me të cilin u takua në aeroport i thotë: djalosh, mos u brengos shumë sepse All-llahu [tebareke ve teala] ka thënë në Kur’an:

قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ الْعَذَابُ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ (54)

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).

Ky është ajeti më shpresëdhënës në Kur’an. (Dijetarët kanë thënë se ky ajet më së shumti u jep shpresa njerëzve të jetojnë).

Duke i bërë këto muhabete, lajmëruan nga sporteli se ka ardhur koha e fluturimit për në Rijad. Kryeqyteti Arabisë Saudite. I përfunduam muhabetet njëri me tjetrin dhe u ndamë. Unë mendova se si të kthehet në vendin e vet, pas dy tre ditëve do të ftohet dhe do ta haron këtë brengë dhe problem. Mirëpo pasi kaluan dy tre ditë në vendin tonë, mu lajmërua Ahmedi dhe më thotë: selamu alejkum. I thashë: alejkumusselam. Tha: dëshiroj të takohem me ty. I thashë: do të shihemi. Shkova dhe u takova me te. Po e pyes: si je dhe si kalon? Tha: vall-llahi, nga dita që kam ardhur, nuk ndiej rehati, më digjet semra nga mëkati dhe dhimbja, andaj edhe nuk mundet të rehatohem. I them: mos u brengos, inshaAll-llah Zoti ta ka fal. Më thotë: unë nuk kam ardhur që të bëj shumë muhabet me ty, mirëpo kam ardhur të përshendetem me përshëndetje lamtumirëse. Sepse kam për qëllim të dorëzohem te gjyqi i sherijatit. Unë i drejtohem dhe i themë: a ke menduar mirë këtë hap. Ti ke familje dhe dhe do t’i lash jetima. Andaj mos nxito. Ia më thotë: unë nuk kam ardhur që të pyes, por kam ardhur të të tregoj, sepse e kam vendosur. I thashë: mirë, dëgjoje propozimin tim. Tha: thuaj çka të duash, vetëm mos më thuaj që mos të dorëzohem në gjyq të sherijatit. I thashë: jo, mirëpo unë kam propozim që të shkojmë te filan dijetari, i cili është dijetari dhe hoxha më i mirë dhe më i devotshëm në vendin tonë dhe t’ia tregojmë rastin tënd dhe ta pyesim, e çka të na thotë ai, ashtu do të veprojmë. Tha: dakordohem me këtë propozim. Kur shkuam te ai dijetari dhe ia treguam rastin dhe i treguam se ky për këtë mëkat dëshiron ta paraqet vehten në gjyq. Dijetari i thotë: jo, nëse ka bërë teube të sinqertë, nuk ka nevojë ta paraqet vetveten në gjyq të sherijatit. Më pyet kush është ai djalosh? I thashë: filani. Më tha: ai më ka lodhur duke më thirru në telefon. Duke më thënë: hoxho, ti domosdo duhesh të thuash që të dorëzohem në gjyq. Sepse nëse nuk denohem në këtë botë do të denohem në atë botë. E nëse denohem në atë botë, ti do të më kesh në qafë. Kurse dijetari i është përgjigjur: unë këtë që ta them, ta them nga dija, nuk ta themë, sepse po të dua, pasiqë unë ty nuk të njoh asopak, por ta them sepse mendoj se kjo është e vërtetë, e ti s’ka nevojë të prezentohesh dhe ta dorëzosh vetveten në gjyq. Mbuloje gjunahin tënd, e All-llahu inshaAll-llah ta ka fal dhe pendimi yt është pranuar. Mirëpo ky djaloshi nuk po mundet me ndejtë rehat. Në atë kohë ishte afër koha e haxhxhit. Iu drejtova Ahmedit e i thashë: ne e kemi ndërmend të shkojmë në haxhxh me shokë, eja edhe ti me ne. më përgjigjet: skam mundësi të vijë me ju. Kur më tha kështu, mendova se ka shoqëri tjetër, e me ta do të shkon në haxhxh. Andaj edhe nuk insistova ma shumë. Shkuam në haxhxh edhe duke e kryer haxhxhin, në ditën e dytë të ditëve të teshrikut, pas bajramit, e pashë në mina duke ecur i vetëm dhe duke bërë dhikër e duke qajtur. I thashë: Ahmed! Kur më pa, më shikoi dhe iku me vrap e u largua. Thashë në vehte: subhanall-llah, çka është shkaku që ia ka ndryshuar zemrën këtij njeriu, deri dje shok, kurse sot nuk dëshiron të flet. U krye haxhxhi dhe nuk u pam më. Kur u kthyem në Rijad, e thërrita në telefon dhe shkova ta vizitoj. Kur u takova me te, e pyeta: çka ishte shkaku që nuk erdhe me ne, pasiqë unë të pash në haxhxh. Më tha: vall-llahi, kisha dëshirë të bëj haxhxh i vetëm, që të pendohem, të qajë dhe të bëj istigfar, me shpresë se All-llahu ma falë mëkatin. Pastaj mendosha: me ardh me ju, kam shumë mëkate, ndoshta mëkatet e mia bëhen shkak që edhe lutjet e juaja mos të pranohen. Nga ana tjetër mendosha, po të vija me ju, nga mirësia e juaj që e keni në zemër, do të më kishte falur All-llahu edhe mua, mirëpo mendova se më mirë është të shkoj vet, të pendohem sinqerisht, të kërkoj falje, e të lutem, ndoshta All-llahu mi pranon lutjet e mija.

Kështu vazhdoi shoqërimi ynë ditë pas dite. Një ditë vendosëm të lexojmë disa tregime nga jeta e sahabeve dhe jeta e selefit. Erdhi rendi të lexojmë tregimin e Huthejm ibn Rebias. I cili ka qenë një zahid- asket i madh, një njeri i dhënë pas adhurimit, edhe pse ka qenë djalosh i ri. Nuk i ka pasur as tridhjet vjet. I ri, i bukur dhe adhurues- ibadetçi i madh. Të këqinjtë e atij vendit e kanë marur një lavire të bukur dhe i kanë thënë: i ke një mijë dirhem nëse mundesh me e fituar një puthje nga Huthejm ibn Rebiu. Kjo lavireja i thotë: jo, unë do të mar edhe ma shumë nga ai, do ta shtyej që të bëjë zina- imoralitet me mua. Ata i thonë: nëse i arrinë këtij qëllimi i ke një mijë dirhem prej nesh. Një ditë prej ditëve duke u kthyer Huthejm ibn Rebiu nga xhamia, kjo lavire i del përpara dhe ia zbulon bukuritë e saja për tia ngjallur epshin dhe për ta tërhjekë. Në këtë rast lky ia kthen e i thotë: subhanall-llah, cila do të jetë gjendja ytë nëse të bjer ndonjë sëmundje? Si do të jetë halli yt kur do të zverdhesh nga sëmundja? Si do të jetë halli yt kur do të vjen meleku i vdekjes që ta mer shpirtin? Si do të jetë halli yt në varr dhe si do të jetë halli yt kur do të dalish para All-llahut [subhanehu ve teala]? Duke e bërë kështu nasihat Huthejm ibn Rebia, i dridhet zemra kësaj dhe pendohet me pendim të sinqertë, vishet me mblesën islame dhe bëhet zahide e njohur, saqë mbarë njerëzit e quanin zahide e kufës. Është bërë njeriu që më së shumti i është frikësuar All-llahut [subhanehu ve teala].

Ky djaloshi, Ahmedi, duke e dëgjuar këtë tregim tha: [subhanehu ve teala] Huthejm ibn Rebiu, kur iu ofrua gruaja me ba zina refuzoi, kurse unë pranova. Fillon të qanë dhe thotë: për mua nuk ka teube, nuk ka pendim. Thotë: ja shembulli i burrit të mirë dhe ja shembulli i burrit të keq. Vazhdoi Ahmedi në rrugën e teubes dhe kërkimit të faljes.

Shoku i Ahmedit tregon dhe thotë: prej pendimit të tij ishte se pasiqë u kthye nga haxhxhi filloi dhe e përfundoi hifzin e Kur’anit. Për çdo ditë shkonte në xhami dhe agjëronte një ditë e një ditë hante e lexonte Kur’an. Një ditë prej ditëve bisedosha me një hoxhë dhe ia tregova rastin e Ahmedit. Ai thotë: sikurse për këtë djalë të flet ajeti Kur’an ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)

“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Et-Teube: 68- 70).

Shoku i Ahmedit thotë: subhanall-llah. Sa herë e kam lexuar Kur’anin, mirëpo këtë ajet nuk e paskam vërejtur. Shkova me vrap te shtëpia e Ahmedit që ta përgëzojë me këtë ajet. Shkova te pallati i tij i bukur, i rashë ziles. Doli babai i tij. E pyeta: a është Ahmedi këtu? Tha: jo, Ahmedi ka shkuar në xhami edhe aty ban ibadet. Kur shkova në xhami, aty e takova Ahmedin, e i thashë: myzhde për ty. Ta kam sjellur një lajm të mirë. Më tha: çfarë lajmi më ke sjellur? Fillova tia recitoj ajetin me zë të bukur:

وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ

“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri,…”.

Kur e lexova këtë pjesë të ajetit, sikur ti kisha rënë me thikë në zemër. U prek shumë nga ky ajet. Pastaj vazhdova me leximin e ajetit:

… وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)

“…ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Et-Teube: 68- 70).

Kur e lexova pjesën e fundit, u gëzua shumë dhe filloi të qanë nga gëzimi dhe u ngrit e më puthi në ballë. Më tha: All-llahu të shpërbleftë. Sa herë e kam lexuar Kur’anin. Unë ate e kam mësuar përmendsh, mirëpo këtë ajet sikur jam duke e dëgjuar për herë të parë. Duke e bërë këtë muhabet thirri ezani i akshamit. Në këtë namaz, nuk kishte ardhur imami. Muezini i dha përparësi Ahmedit, pasiqë ishte hafiz i Kur’anit. Ia filloi namazit, pasiqë e lexoi fatihan, filloi të lexojë këtë ajet…., mirëpo nuk mundi ta vazhdojë. Nuk mundi ta përfundoi nga të qajturit. Prej dashurisë, frikës dhe gëzimit. Shkoi në ruku, në sexhde dhe u kthye në reaktin e dytë. E filloi rekatin e dytë me fatihanë dhe sërish e filloi këtë ajet. Mirëpo ku arriti te pjesa:

{…وَلا يَزْنُونَ …}

“…dhe që nuk bëjnë kurvëri,…”.

U ndal dhe nuk mundi ta vazhdon ajetin. Shkoi në rukunë e rekatit të dytë, në sexhde, e përfundoi namazin, mirëpo asesi nuk pati mundësi që ta përfundon këtë ajet. Pas namazit u ndamë, shkova në shtëpinë time edhe ai shkoi në shtëpinë e tij.

Një ditë prej ditëve, babai i Ahmedit po më çel telefon edhe po më thot eja ma shpejtë se po të kërkon hallallëk Ahmedi, eja ma shpejtë se po ndahet nga kjo botë e po të përshëndet me përshëndetje lamtumirëse. Duke u bazuar në zërin e babait të tij dhe këtë nxitim, shkova me vrap te shtëpia e Ahmedit. Kur erdha te dera, doli babai i tij dhe thotë: Ahmedi kërkon hallallëk prej teje dhe të ka përshëndet me përshëndetje lamtumirëse, sepse ia ka dhënë emanetin All-llahut [subhanehu ve teala]. Hyra në dhomën ku ishte i shtrirë Ahmedi, fytyra e tij ndriçonte. I shkëlqente fytyra nga drita e besimit dhe pendimit të sinqertë.

Mu drejtua babai i tij dhe më thotë: pasha All-llahun, të më tregosh se çka ka ndodhur me Ahmedin, sepse nga ajo ditë që është kthyer nga udhëtimi, nuk ka fjetur asnjë minut, asnjë ditë nuk ka ndejtur rehat, vazhdimisht ka bërë ibadet. Vallë, çka ndodhi?! Unë i kisha premtuar Ahmedit se tregimin e tij, nuk do tia tregoj askujt. Domethënë emrin dhe mbiemrin, dhe kush ka qenë ky djalosh. Mirëpo babait të tij i thashë: Ahmedi në udhëtimin e tij e ka humbur një shok shumë të ngushtë. Po e ka humbur shokun më të ngushtë, e ai është imani, sinqeriteti, devotshmëria. Ia tregova këtë tregim. Ai më tha: vall-llahi nga ajo ditë që ka ardhur asnjë moment nuk ka qenë rehat. Gruaja e tij tregon se asnjë minut gjum nuk ka bërë. Por gjumi i tij ka qenë çaste pas çasteve. E pastaj është zgjuar duke qarë e duke bërë ibadet. Kështu ka vazhduar deri në fund.

I thashë: si ishte përfundimi i tij?

Tha: ai një ditë agjëronte e një ditë jo. Këtë ditë agjëronte, edhe unë shkova ta thërras Ahmedin që të vjen të hajë iftar në shtëpi. Por ai më tha: babai im, jo, unë do të ha iftarin me dy tri hurma këtu, do ta fali akshamin e pastaj do të vijë në shtëpi. Ia dërguam disa hurme në xhami. Pasi e falëm akshamin, i them Ahmedit, eja të shkojmë në shtëpi të hamë darkë. Më tha: babai im, mos më nxjer nga xhamia, se jam duke ndjerë kënaqësi shumë të madhe, nuk dëshiroj që ta ndërpresë këtë kënaqësi. (Ishte ditë e xhuma, andaj edhe ka qëndruar në xhami pas Iqindisë, sepse është kohë kur pranohet lutja. E ka pritur kohën kur pranohet lutja). Nuk kam dëshirë ta lë këtë moment, këtë përjetim, këtë kënaqësi shumë të madhe që e përjetoj. Vijë ma vonë inshaAll-llah. U nisa për në shtëpi, sa arrita te dera, ndjeva diçka në zemër. Mu dridh zemra. I thash djalit tjetër: shko shiko, mos ndodhi diç me Ahmedin. Shkoi djali te xhamia dhe u kthye, e po më thotë: babë, Ahmedi nuk po më flet. Unë i flas, ai nuk më përgjigjet. U ktheva me vrap te xhamia, e gjeta Ahmedin të mbështetur në shtyllën, ku lexonte Kur’an, duke e dhënë emanetin e fundit, edhe thoshte: bani shumë selam shokut tim, kërko hallallëk prej tij edhe All-llahu e shpërbleftë. Pastaj në këto momentet e fundit filloi ti lexoje me melodi të këndshme këto ajete:

وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ ….

“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar …”.

Duke e lexuar këtë pjesë të ajetit ia dha emanetin All-llahut [subhanehu ve teala]. Ky ishte përfundimi i tij. Edhe ky përfundim është argument, edhe i tërë tregimi është argument se pendimi i sinqertë kështu ia kallë zemrën njeriut, nuk e le rehat asnjë moment, derisa All-llahu tia mer shpirtin robit të Vet. Ky mëkat, ky gjunah e ka shtyrë të bëjë teube kaq të sinqertë, saqë All-llahu tia mer shpirtin në pë të mirë, duke lexuar Kur’an, i agjërueshëm, me dhikr dhe dua. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se ai tërë Kur’anin e kishte mësuar përmendsh, agjëronte një ditë, e një ditë nuk agjëronte, e mësoi fenë e All-llahut, duke bërë vepra të mira dhe duke u ruajtur nga mëkatet.

Kjo është teubeja e sinqertë që kërkohet nga çdo besimtar, pa marur para sysh është.

E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që krejt muslimanëve ta na dhuron pendim të sinqertë. Të na dhuron pendim, i cili e shndërron jetën tonë nga një jetë përplot me gjunahe në një jetë përplot me punë të mira. Atëherë do të jenë të pranishme mëshira, falja dhe fuqia e All-llahut [subhanehu ve teala]. Amin.

Përgaditi: Bekir Halimi

Must Read