BallinaARTIKUJHadith dhe SunetDisa Sunete të braktisura gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit

Disa Sunete të braktisura gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit

 

Disa Sunete të braktisura gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit

———————————————————————-

 

Aisha – Allahu qoftë i kënaqu me të! – ka thënë,” Gjatë Ramazanit i Dërguari i Allahut – Paqja dhe Bekimet e Allahut qofshin mbi të! – do të flinte, të zgjohej dhe do të falej. Megjithatë, kur vinin dhjetë ditët e fundit ai do të ndizte vajgurin e mesnatës, do të shmangte marrëdhëniet me gratë e tij, do të merrte gusël në mes të Akshamit dhe Jacisë dhe do të darkonte në kohën e Syfyrit.

 

Përmbledhur nga: Ibën Ebi ‘Asim. Ibën Rexheb El-Hanbeli (795 H ) e ka klasifikuar zinxhirin e këtij hadithi si të Mirë.(Hasen)

 

Çështje për përfitim:

 

Ibën Rexheb El-Hanbeli ka përmendur në librin e tij “Taif El-Muarif” se marrja e Guslit në mes të Akshamit(Magrib) dhe Jacisë (‘Isha) është Sunnet që duhet të kryhet gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit.

 

Ibën Xherir ka thënë rreth këtij hadithi, “Selefi(të parët tonë të mirë dhe të devotshëm) e konsideronin si Sunet marrjen e Guslit çdo natë gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit.

 

En-Nehai kishte zakon që të lahej çdo natë, derisa të tjerët do të laheshin dhe do të vendosnin kolonjë në trupat e tyre në natën që ata shpresonin që të ishte Lejletul Kadri.

 

Është treguar se Enes ibën Malik – Allahu qoftë i kënaqur me të! – , në natën e 24’të të Ramazanit u pastrua(bëri Banjë), vendosi aromë të këndshme, dhe e veshi izarin(rrobën) e tij më të mirë.

 

Mëngjesin e ardhshëm ai e hoqi(rrobën), e palosi dhe nuk e veshi deri në Ramazanin tjetër në të njëjtin rast.

 

Ejjub es-Sehtijjeeni, – Allahu qoftë i kënaqur me të! – , do të lahej në netët 23 dhe 24, do të vishte rroba të reja dhe do të digjte temjan për të parfumosur rrobat e tija.

 

Hamad ibën Selemah – Allahu qoftë i kënaqur me të! – ka thënë, “ Thabit Benani dhe Humejd Et-Teuhil do të vishnin rrobat e tyre më të mira, aromën më të mirë dhe do të digjnin temjan dhe do ta shpërndanin në Xhami gjatë natës së cilës shpresonin të ishte Lejletul Kadri.

 

Temim Ed-Deri – Allahu qoftë i kënaqur për të! – kishte blerë një Izar për 1000 dërhemë. Ai do ta vishte gjatë natës së cilës shpresonte të ishte Lejletul Kadri.

 

Ibën Xheriri ka thënë, ”Andaj, duke u bazuar në këto veprime nga Selefi, është vërtetuar se është e rekomanduar për natën në të cilën një person shpreson që të jetë Nata e Kadrit që të lahet, vesh rroba të bukura, aromë të këndshme(parfum). Kjo është e ngjashme me Sunnetin që praktikohet në ditën e Xhuma dhe në të dy Bajramet.

 

————–

 

Përshtati: M.M.

Referenca: Taif El-Muarif nga Ibën Rexheb El-Hanbeli (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read