Është ditë e shënuar, pasi në këtë ditë Allahu ka shpëtuar profetin Musa (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe popullin e tij nga Faraoni dhe ushtria e tij.
Është e pëlqyeshme që kjo ditë të agjërohet në shenjë falenderimi ndaj Zotit, pasi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e ka agjëruar këtë ditë dhe ka porositur që ta agjërojmë atë, duke na treguar se agjërimi i kësaj dite shlyen gjynahet e vitit të kaluar.
Po ashtu, është e pëlqyeshme që kjo ditë të shoqërohet me agjërimin e një dite para apo pas saj për t’u dalluar nga hebrenjtë, pasi edhe ata e agjërojnë ditën e dhjetë te muajit Muharrem.
Nuk është praktikë fetare e fesë tonë që të bëhet ndonjë ëmbëlsirë e veçantë me rastin e ditës së Ashures.
Nuk lejohet që muslimani të shpik adhurime nga mendja e tij.
Nuk lejohet që të shkoj në vende të ashtuquajtura të mira për adhurime.