BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaDITURIA ISLAME NË SHTËPIN TUAJ - Mësojini familjarët tuaj

DITURIA ISLAME NË SHTËPIN TUAJ – Mësojini familjarët tuaj

DITURIA ISLAME NË SHTËPIN TUAJ.

Mësojini familjarët tuaj

Ky është nje obligim, te cilin duhet ta ndërmarrë kryefamiljari i shtëpise, në bindje e nënshtrim ndaj urdhërit të Allahut të Madhëruar:

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej,zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. Et-Tahrim: 6

Ky ajet ështe parimi themelor i arsimimit dhe edukimit familjar, dhe urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja.
Në shpjegimin e këtij ajeti, Katadeja ka thënë:

“Kryefamiljari duhet t’i urdhëroje familjarët e tij, që t’i binden Allahut; duhet t’i ndalojë ata nga mosnënshtrimi ndaj Tij; duhet t’i udhëzojë në përputhje me urdhrat e Allahut dhe duhet t’i ndihmoië ne zbatimin e tyre.

Dhahaku dhe Mukatili kanë thënë:

“Është detyrë e muslimanit, që t’ua mësojë familjarëve të tij dhe të afërmëve të tij urdhëresat dhe ndalesat e Allahut të Madhëruar.

Aliu, (radi-Allahu anhu), ka thënë:
“Mësoni dhe disiplinoni ata [familjarët)!”

Tabariu ka thënë:

“Duhet tua mësojmë fenë dhe të mirën femijëve dhe bashkëshorteve tona, dhe cfarëdo që iu nevojitet nga sjelljet dhe etikat e mira.
Nëse i Dërguari i Allahut, [sal-All-lahu alejhi ue selam], i nxiste dhe inkurajonte sahabet
që t’i mësojnë robëreshat, të cilat ishin robëresha,atëherë ç’te themi për bashkëshortet de femijet tane, te cilet jane te lire.”

Nga libri themelet e Shtëpisë ISLAME Dr.Muhamed Salih el-Munexhid

Must Read