BallinaARTIKUJHadith dhe SunetDo të arrijë aty ku futet drita dhe terri

Do të arrijë aty ku futet drita dhe terri

Nga Temim dariu transmetohet të ketë thënë: E kam dëgjuar Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, të thoshte:

“Kjo fe do të arrijë atje ku arrin dita dhe nata. Allahu nuk do të lë shtëpi lloçi e as leshi veçse do ta fusë në të këtë fe, me krenarinë e krenarit apo me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari kjo me të cilën e krenon Islamin dhe nënçmim me të cilin e nënçmon kufrin”

Zinxhiri i hadithit:

Këtë hadith e transmeton Temim ed-dari, i cili është i njohur në histori si personi nga i cili vet Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, pat transmetuar një hadith. Bëhet fjalë për tregimin e Dexhallit të cilin e kishte zatetur Temimi në një ishull të panjohur atëherë kur ky i fundit kishte humbur derisa ishte i krishterë e me të takuar me dexhallin pasi bisedoi me të erdhi tek Profeti dhe e pranoi Islamin dhe i tregoi për historinë e tij, histori kjo të cilën Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, pastaj e përmendte nëpër raste të ndryshme.

Ndërsa hadithit e shënojnë në librat e tyre imam Bejhekiu në Sunen kubra 9/181, Taberani në Muxhem kebir,16989, 18042,Ibën Hibani nr. 1631, 1632,Ebu Arube në: El-Munteka minet-tabekat, 1/10/2, Tahavi në Mushkilul athar, 13/389, nr. 5387.

Hadithit e saktëson shejh Albani në Tahdhir saxhid, fq. 121 dhe rreth tij flet edhe në silsile sahiha, hadithi nr. 3.

Rëndësia e hadithit:

Hadithi i lartpërmendur konsiderohet ndër hadithet më shpresëdhënës për umetin Islam sidomos në kohët e vështira kur armiqtë me çdo gjë e sulmojnë këtë fe duke shpifur ndaj saj dhe duke i luftuar myslimanët gjëra këto përmes të cilave synohet shfarosja e myslimanëve dhe vdekja e këtij dini. Mirëpo shpresa e besimtarëve assesi nuk duhet të lidhet vetëm me përgëzime të tilla profetike duke vazhduar t’i lexojnë besimtarët hadithet e tilla ndrsa në anën tjetër nuk i marrin shkaqet e fitores dhe të përhapjes së fesë së tyre. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë pas cekjes së këtij hadithi thotë se për të arritur deri tek realizimi i kësaj myzhde profetike besimtarët parimisht duhet t’i kenë parasysh dy kushte: kthimin kah udhëzimi profetik duke e pasuar fenë e pastër ashtu siç na e ka mësuar Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe tjetra përgatitja me forcë dhe me çdo gjë të mundshme për t’i bërë ballë ushtrive të armikut.

Komenti i hadithit:

“Kjo fe do të arrijë atje ku arrin dita dhe nata”

Në këtë pjesë përmendet dita dhe nata ku përmes sa synohet i tërë globi pasi drita dhe terri arrijnë në të gjitha venet e botës pa marrë parasysh ku janë ato. Dita dhe nata këtu përmenden si sinonime të dritës dhe territ të cilat janë të kundërtat e njëra tjetrës, gjithashtu janë dy të cilat nuk kanë të tretë në mes. Andaj ky realitet na jep të kuptojmë se përderisa diku të ekzistojë drita ose terri atëherë aty ose është prezent feja Islame ose do të jetë në të ardhmen. Përmendja e dritës dhe territ është shumë më domethënëse se fenomenet tjera natyrore ku me të kuptohet çdo vend në glob siç edhe e cekëm më lartë gjë e cila nuk është prezente tek fenomenet tjera natyrore psh. vera dhe dimri, ftohti dhe nxehti, shiu dhe bora. Etj. ku të gjitha këto nuk është patjetër të jenë prezente në të gjithë globin edhe pse secila janë gjëra të cilat nuk kanë të tretë. Kjo për vet faktin se në disa vende gjithmonë është ngrohtë ndërsa e kundërta është në vendet tjera apo ka vende të cilat gjithmonë janë me klimë të mesme. Kështu sikur të përmendej diç tjetër përveç dritës së ditës dhe territ të natës do të kishte opsione për dyshim apo debate ndërsa në rastin në fjalë gjëra të tilla absolutisht janë të eliminuara.

Allahu nuk do të lë shtëpi lloçi e as leshi veçse do ta fusë në të këtë fe,”

Me fjalën shtëpi lloçi dhe leshi nuk është për qëllim vetëm këto dy lloj shtëpie por nga fjalia e tillë kuptohet se Profeti me të kishte qëllim vetëm marrjen shembull të të gjitha llojeve të shtëpive ngase në atë kohë zakonisht ekzistonin vetëm këto dy lloj shtëpish. Nga fjalia e tillë kuptohet se Islami do të hyjë në çdo shtëpi pa marrë parasysh a është shtëpi e pasur apo e varfër. Në hadith shtëpia e ndërtuar prej lloçi nënkupton ato të pasanikëve kurse prej leshi ato të fukarenjve.

Futja e fesë nëpër këto shtëpi nënkupton pranimin e Islamit nga banorët e këtyre shtëpive e jo siç mund të mendoj dikush se me të është për qëllim se Islami hynë në këto shtëpi vetëm përmes librave, televizionit apo së fundmi edhe internetit duke mos pasë për qëllim pranimin e tyre nga njerëzit. Të dëgjuarit për Islam apo të lexuarit rreth tij duke mos e pranuar fenë kjo nuk do të ishte përgëzim nga Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, përkundrazi ky hadith është prej përgëzimeve më të mëdha që flet për përhapjen masive të Islamit andaj me të kuptohet përqafimi i fesë. Fjala “Fe” në hadith përmendet e shquar ku disa shpjegues të njohur aludojnë në faktin se njerëzit do ta pranojnë fenë e pastër ashtu siç ka qenë e njohur në kohën profetike pasi Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur e përmendi e kishte për qëllim fenë e kohës së tij ashtu e pastër pa bidate e as besëtytni të cilat janë paraqitur pas gjeneratave të pastra.

“me krenarinë e krenarit apo me nënçmimin e të nënçmuarit”

Kjo do të thotë se Islami do të përhapet përmes dy lloj njerëzve: besimtarëve dhe jobesimtarëve. Të parët do ta përhapin këtë fe dhe si shkak i kësaj përhapje apo këtij daveti Allahu do t’i bëjë krenarë këta besimtarë. Kjo për hir të misionit të tyre që e kanë marrë mbi supe. Kurse lloji i dytë i njerëzve përmes të cilëve përhapet feja janë qafirët të cilët jo që duan të bëjnë diç të tillë por pasi kufri është nënçmimi më i madh i mundshëm atëherë Allahu i Lartësuar do t’i nënçmojë njerëzit e tillë dhe si shkak i këtij nënçmimi Islami do të përhapet dhe njerëzit qafirë të cilët janë pengesë për përhapje të fesë do të nënçmohen dhe kështu largohet pengesa e përhapjes së fesë.

“Krenari kjo me të cilën e bën krenar Islamin dhe nënçmim me të cilin e nënçmon kufrin”

Në disa transmetime ceket edhe shtojca: “Krenari kjo me të cilën e bën krenar Islamin dhe pasuesit e tij dhe nënçmim me të cilin e nënçmon kufrin dhe pasuesit e tij”

Kjo dmth. se përveç Islami që është krenar të tillë do të jenë edhe pasuesit e tij dhe e kundërta kufri do të jetë i nënçmuar mu ashtu siç do të jenë edhe pasuesit e tij, pa marrë parasysh rrethanat dhe kushtet të cilat qafirët duan t’i krijojnë në favor të tyre ku përmes tyre mundohen që ta mbajnë situatën në favor të tyre kurse në disfavor të myslimanëve. Qafirët përmes kësaj strategjie dhe të bazuar në këtë filozofi të tyre edhe mundohen t’i nënçmojnë besimtarët me të gjitha format, duke i quajtur terroristë pasuesit e fesë, vehabi pasuesit e sunetit (ku në fakt nuk dinë çfarë do të thotë ky term), i ndalojnë vajzat t’i përdorin shamitë bile edhe në vendet Islame, sipas tyre çdo iniciative Islame është e rrezikshme, çdo problem të shkaktuar nga një individ mysliman sado i vogël që është ky rast mundohen ta fryjnë bile edhe ta pëlcasin nga fryrja e tepërt vetëm të krijojnë imazh negativ për këtë fe. Ndërsa në anën tjetër nëse sheh “njerëzit e Zotit” ble edhe duke u grushtuar asgjë nuk dodhë nuk bëhet e madhe, nëse të tillët ofendojnë miliona njerëz askush nuk flet për të, nëse udhëheqësit korruptohen dhe nxihen me pelë për dore askush nuk e bënë të madhe, vidhen gjëra të ndryshme dhe me vlerë nëpër institucionet më të sigurta prapë asgjë, ka raste kur njerëz shumë të lartë merren me kontrabandë duke thyer kufij përmes përdorimit të autoritetit të tyre prapë asgjë nuk ndodhë. Kjo për momentin është lufta më kryesore që kafirët e përdorin kundër myslimanëve pra përdorimi i mediave për nënçmimin e tyre. megjithatë Allahu Fuqiplotë gjërat nuk i lë të rrjedhin ashtu si i planifikojnë armiqtë e Tij. Ai do t’i bëjë krenarë besimtarët dhe të nënçmuar qafirët, kurse sa i përket Islamit nuk them se e bënë krenar pasi ai gjithmonë është i tillë dhe kufrin nuk e nënçmon pasi edhe ai i tillë është dhe ashtu do të mbeten.

Dobi të hadithit:

1- Islamin si fe të tyre do a pranojë e tërë bota, pa marrë parasysh ku jetojnë këta njerëz, larg apo afër vendit të fillimit të përhapjes së kësaj feje.

2- Islami nuk mund të ndalohet nga askush pa marrë parasysh planet dhe strategjitë që përdoren kundër tij. Ai do të arrijë gjithkund ku ka terr apo dritë. Përderisa nuk mund të ndalet njëra apo tjetra atëherë nuk ndalet as feja.

3- Atë do ta pranojë çdo shtëpi, e pasur apo e varfër, pa marrë parasysh në të kush jeton njeri me pozitë apo jo.

4- Islami nuk hynë nëpër shtëpi vetëm përmes mjeteve të informimit apo të ngjashme me to duke mbetur kështu vetëm si informacion nëpër këto shtëpi e asgjë tjetër por me të është për qëllim pranimi i fesë nga njerëzit e këtyre shtëpive.

5- Përhapja e Islamit do të bëhet në formën e saktë të saj pa devijime, pa shtesa e as mangësi.

6- Allahu do t’i bëjë krenarë besimtarët dhe do t’i nënçmojë qafirët pa marrë parasysh planet që qafirët i bëjnë.

7- Feja përhapet përmes dy lloj njerëzve: myslimanëve dhe vet qafirëve edhe pse kjo do të ndodhë përkundër dëshirës së këtyre të fundit.

8- Për të arritur deri tek kjo përhapje masive e fesë apo thënë ndryshe deri tek kjo fitore patjetër duhet t merren sebepet, duhet të mundohen myslimanët dhe të sakrifikojnë sipas nevojave dhe mundësive të tyre të kërkuara nga situatat e ndryshme.

9- Hadithi i lartpërmendur edhe pse është myzhde për besimtarët prapë kjo nuk do të thotë se të rrimë duarkryq e të presim që ndihma të vie prej qiellit ngase ajo edhe pse vërtetë vjen prej qiellit nga Zoti Fuqiplotë por prej nesh kërkohet që t’i përvjelim mangët dhe t punojmë maksimalisht për fenë tonë të dashur ngase secili shpërblehet për mundin e tij.

Lulzim Susuri

23/06/2010

 

Burimi: www.ehlihadithi.com

 

http://www.islamifejaevertete.com

 

Must Read