BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeImam Buhariu dhe njëmijë Dinarët

Imam Buhariu dhe njëmijë Dinarët

Imam Buhariu dhe njëmijë Dinarët

Në El-Fawaid të Ed-darari, El-Axhluni rrëfen se Imam Buhariu rahimehullahi te’ala njëherë udhëtonte me një anije në një udhëtim për të kërkuar dituri dhe me veti kishte marrë 1000 dinarë. Njëri prej partnerëve udhëtarë inkorporohej në bisedë me Imam Buhariun, duke treguar së jashtmi dashuri dhe admirim. Gjatë lundrimit nëpër det, njeriu shpesh ulej afër shoqërisë së tij. Në udhëtimet e gjata, miqësitë zhvillohen më shpejt se zakonisht, dhe gjatë rrjedhjes së kohës që ata kaluan së bashku, Imam Buhariu i tregoi personit se me vete kishte njëmijë dinarë. 

Në mëngjesin tjetër pasi Imam Buhariu foli rreth parave, njeriu u zgjua dhe fillo të qante, të bërtiste, duke grisur rrobat e tij dhe duke qëlluar fytyrën e tij, sikur të ishte goditur nga një humbje e madhe. Shokët e lundrimit e pyetën atë se çfarë nuk ishte në rregull, dhe ai refuzoi që të përgjigjej në fillim, duke u shtirur sikur të ishte në një gjendje shoku dhe se nuk mund të fliste rreth gjendjes së tij. Pasi që vazhdimisht insistonin që t’u tregonte rreth çështjes së tij, ai më në fund tha, “Unë kisha një qese që përmbante njëmijë dinarë, dhe e humba atë.”

Pjesëtarët e ekuipazhit që ishin në përgjegjësi të anijes filluan t’i kontrollonin udhëtarët. Një nga një secili gjurmohej, dhe duke pare seç po ndodhte, Imam Buhariu duke u siguruar se askush nuk po e shikonte, e hodhi qesen me para anash nga anija. Kur i erdhi radha që të kontrollohej, asgjë nuk iu gjet. Kur e tërë anija dhe të  gjithë udhëtarët u kontrolluan, dhe kur asnjë qese me para nuk u gjet, njerëzit përgjegjës shkuan tek njeriu që kishte bërë pretendimin dhe e kritikuan ashpër për shkak të këtij pretendimi të rrejshëm dhe për shkak të shkaktimit të shqetësimit kaq të madh. Posa anija arriti në breg, udhëtarët filluan të zbarkojnë nga anija, në ndërkohë ‘miku’ i vjetër i Imam Buhariut iu afrua dhe e pyeti se çfarë kishte bërë me qesen e parave.

“E hodha në det, “ u përgjigj i qetë Imam Buhariu.

“Dhe po e pranon në mënyrë të qetë faktin se keni humbur një sasi të madhe të parave?” pyeti i çuditur njeriu.

 “O injorant“ ia ktheu Imam Buhariu,

“A nuk e di se unë kam shpenzuar tërë jetën time duke mbledhur hadithe të Resulullahut sal-lAllahu alejhi we sel-lem dhe bota tani e pranon besimin tim. A do të ishte e përshtatshme që ta nënshtroj veten time nën akuzën për vjedhje? Dhe a do të humbja margaritarin e çmuar ( diturinë time dhe arritjet si dijetar) të cilin e kam fituar gjatë jetës sime, për shkak të një shume parash?” [1]

 

 

Përktheu nga anglishtja: Meriton Muriqi

 

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com

 

Referencë: Biografia e Imam Buhariu rahimehullah, publikuar nga Darus-salam faqe 143-144.

 

 

Fusnota:
[1] Referoju El-Fawaid të ed-Darari es-Suxhlani, dhe Sira-tul Bukhari nga El-Mubarekpuri

 

 

 

Must Read