BallinaARTIKUJHadith dhe SunetNjë sunnet i harruar: Mëshira ndaj kafshëve

Një sunnet i harruar: Mëshira ndaj kafshëve


Një Sunnet i Harruar: Mëshira ndaj Kafshëve

 

Muhammedi sal-lAllahu alejhi we sel-lem: Aktivist i të drejtave të kafshëve

Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen. ( El-Enam 38). 

Një prej sunneteve të harruara të Profetit sal-lAllahu alejhi we selem është edhe demonstrimi i mëshirës për krejt krijesat, duke përfshi edhe kafshët. Allahu na tregon në Kur’an se Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem është <span>Rahmah li al-Alemin</span> ( Mëshirë për krejt botët) ( 21: 107). Ai nuk thotë vetëm mëshirë për muslimanët ose për njerëzit; Ai thotë për të gjitha botët edhe kjo përfshinë edhe kafshët. Kjo është manifestuar në sjelljen e profetit sal-lAllahu alejhi we sel-lem, veprimet dhe fjalët e tij.

Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem ishte pasqyrë e Kur’anit dhe refleksion i urtësisë hyjnore. Ai e trajtonte çdo gjë në këtë botë sikurse pronë dhe krijim të Allahut dhe sillej në të njëjtën mënyrë. Në kohën moderne muslimanët kanë harruar që të përceptojnë botën në këtë mënyrë, bota nuk konsiderohet si e shenjtë por është shndërruar në vetëm si diçka materiale. Për këtë arsye ne fillojmë ta trajtojmë mjedisin dhe kafshët si objekte sesa si krijesa të bekuara të Allahut.

Profeti sal-lAllahu alejhis we sel-lem ishte njëri prej aktivistëve origjinal të drejtave të kafshëve. Ai kishte një respekt të madh për to, i mbronte ato dhe i inkurajonte pasuesit e tij që të jenë përgjegjës në mënyrën sesi i trajtonin. Disa prej shembujve përfshijnë:

 “Ekziston shpërblim në ndihmën e çdo krijese të gjallë” ( Buhariu dhe Muslimi).

“Është haram i madh për njeriun që të burgos ato kafshë që janë në pushtetin e tij.” (Muslimi).

 “Më i keqi nga barinjtë është i pasjellshmi, i cili bën që kafshët të shtypin ose të mavijosin njëra tjetren.” ( Muslimi).

“Nuk do të keni besim të sigurt derisa ta duani njëri tjetrin dhe të keni mëshirë mbi ato që jetojnë mbi sipërfaqen e tokës.” ( Buhariu, Muslimi, dhe Ebu Dawudi).

“Nuk ka asnjë njeri që mbyt harabel ose diçka përtej asaj, pa e merituar, porse Allahu do ta pyes për të.” ( Ahmedi dhe Nesaiu).

“Gjërat e rënda janë: Shirku(politeizmi), mosrespektimi i prondërve, dhe mbytja e krijesave që marrin frymë.” ( Buhariu dhe Muslimi).

Siç mund ta shohim, abuzimi me të drejtat e kafshëve nuk është diçka e lehtë. Është e rëndësishme që në këtë kohën moderne tonën ku kafshët shihen si artikuj profitabil, si “bisha të padobishme” me pak të drejta, që ky sunnet të ringjallet. Kjo nuk nënkupton vetëm trajtimin e mëshirshëm të kafshëve në jetën tonë të përditshme por gjithashtu të sigurohemi se çdo mish që e hamë të jetë ardhur nga një kafshë që është trajtuar mirë. Për më tepër, kjo nënkupton edhe rivlerësimin e metodologjisë së industrisë së mishit dhe blegtorinë intensive që drejtohet krejt nga profiti. Nuk mund të quhet si “jo-islamik” i tërë ky proces, porse Komuniteti Musliman duhet që të hulumtoj këtë realitet, nëse kjo është mënyra më e mëshirshme e veprimit.


Përshtati nga anglishtja: Meriton Muriqi

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com


Must Read