BallinaAKTUALEZbulime ShkencoreDobia e Shtyrjes së Marrëdhënieve Intime deri në Martesë

Dobia e Shtyrjes së Marrëdhënieve Intime deri në Martesë

Dobia e Shtyrjes së Marrëdhënieve Intime deri në Martesë

Martesat më të lumtura, Seks më i kënaqshëm në mes të çifteve, sipas studimit

 

Nga Bill Hendrick
WebMD Health News

Inspektuar nga Louise Chang, MD

 

Dhjetor 28, 2010 — Mund të jetë e zakonshme për çiftet që të kenë marrëdhënie intime para martesës, por një stadium i ri tregon se çiftet të cilat presin deri në martesë janë më lumtura me kualitetin e marrëdhënies sesa çiftet të cilat kanë marrëdhënie para betimit.

Për më tepër, çiftet të cilat e shtynë marrëdhënien deri në natën e martesës kanë martesa më stabile dhe më të lumtura sesa çiftet të cilat kryejnë marrëdhënie paramartesore, sipas studimit i cili shfaqet në the Journal of Family Psychology ( Revistën e Psikologjisë Familjare).

Në studim u përfshinë 2035 pjesëmarrës të martuar në një vlerësim online të martesave i quajtur “RELATE”. Sipas studimit, njerëzit të cilët presin deri në martesë:

  • Traguan kualitet seksual 15% më të lartë sesa njerëzit që kishin marrëdhënie paramartesore
  • Treguan në marrëdhënie familjare stabile deri 22% më shumë
  • Treguan kënaqësi me marrëdhëniet e tyre 20% më shumë

Dobitë ishin përgjysmë më të forta për çiftet të cilat u bënë aktive seksualisht më vonë gjatë lidhjes por para martesës.

 

Zhvillimi i Aftësive të Lidhjes

“Shumica e hulumtimit në këtë temë është e fokusuar në eksperiencat individuale dhe jo në kohëzgjatjen brenda lidhjes, “ thotë autori i studimit Phd Dean Busby, profesor në Brighan Young University’s School of Family Life në një kronikë lajmesh” Ekziston më shumë në një lidhje sesa marrëdhëniet, por ne gjetëm se ata që pritën më gjatë ishin më të lumtur në aspektet seksuale në lidhjen e tyre.”

Duket se çiftet raportojnë kënaqje më të madhe dhe kualitet seksual më të lartë nëse ata prisnin, sepse koha shtesë ju jep kohë më të madhe që të mësojnë për njëri tjetrin dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për një lidhje të shëndetshme, Busby thotë.

Rreth 92% e respondentëve kishin ndjekur kolegjin, 32% kishin ca shkollë, 24% kishin një shkallë bachelor, dhe mosha mesatare ishte 36. Shumica e çifteve kishin marrëdhënie Brenda dy muajve të fillimit të lidhjes ( fejesë, ose vetëm lidhje), derisa 16% e kishin shtyer marrëdhënien deri në martesë.

 

Prioritizimi I Seksit në fillim të lidhjes mund të mos jetë optimal

Mark Regnerus, Phd, i Universitetit të Teksasit, i cili nuk ishte i inkuadruar në studim, thotë se sugjerohet se çiftet të cilat” Prioritizojnë marrëdhëniet ngutshëm në fillim të lidhjes shpesh i gjejnë lidhjet e nënzhvilluara kur vije tek kualiteti që e bën marrëdhënien stabile dhe bashkëshortin e besueshëm dhe sinqertë.

Ai është autori i librit të ardhshëm të titulluar “Seksi paramartesor në Amerikë,” i botuar nga Oxford University Press.

Busby dhe kolegët kontrolluan për influencën e involvimit religjioz në analizën e tyre sepse shpesh luan rol se kur çiftet vendosin që të kenë marrëdhënie. “Pavarësisht religjiozitetit, pritja ndihmon marrëdhënien të formojë procese më të mira të komunikimit, dhe këto ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit afat-gjatë dhe kënaqësinë/përmbushjen e lidhjes,” thotë Busby.

Studimi thotë se 21% e respondentëve ishin katolik, 39% protestant, 6% Mormon, 17% anëtarë të ndonjë religjioni tjetër dhe 17% pa ndonjë interesim religjioz. Autorët shkruajnë se intimiteti seksual në fazat e hershme të lidhjes nganjëherë shikohet si një pjesë e rëndësishme e pajtueshmërisë së testit, dhe në determinimin nëse një lidhje do të funksiononte më vonë.

Por hulumtuesit thonë se gjetjet e tyre janë të qarta, se “sa më gjatë që një çift do të priste që involvohej seksualisht, aq më i mire kualiteti seksual, komunikimin e lidhjes, kënaqësinë e marrëdhënies dhe perceptuan se stabiliteti i lidhjes ishte në martesë…”.

 

 

Përshtati: Meriton Muriqi

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Referenca: http://www.webmd.com/sex-relationships/news/20101227/theres-benefits-in-delaying-sex-until-marriage?ecd=soc_fb

 

 

Must Read