BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimDurimi në punë dhe disa këshilla të dobishme për punë të mira

Durimi në punë dhe disa këshilla të dobishme për punë të mira

Durimi në punë dhe disa këshilla të dobishme për punë të mira

Ai që urdhëron për mirë dhe nuk bën durim, apo duron, por nuk urdhëron për të mirë, apo nuk urdhëron e as nuk duron, nga këta tre lloje njerëzish vjen fatkeqësia.

Allahu ka thënë: ”…urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet këto janë nga çështjet më të preferuara” – Lukman 17.

Shejh Hamed Atik thotë: Personi me mëkate të mëdha është më i dashur tek Allahu, se sa adhuruesit që nuk urdhërojnë për të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja. 

Disa nga selefi kanë thënë:.”Ai që hesht nga e vërteta është shejtan memec, ndërsa ai që flet të kotën është shejtan që flet”.

Hudhejfe –Allahu qoftë i kënaqur me të!- është pyetur për të vdekurin e të gjallëve dhe ka thënë:

 

”Ai që nuk ndalon nga e keqja me dorën e tij, gjuhën e tij dhe zemrën e tij”.

Në shoqërinë e sotme shtëpitë janë afër dhe përballë njëra tjetrës, megjithatë është lënë anash urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, në mesin e lagjes dhe ndaj banorëve të saj.
Pak gjen nga ata që i urdhërojnë njerëzit për t’u falur me xhemat në xhami, apo që ua tërheq vërejtjen njerëzve për gjërat e këqija që ndodhin nëpër shtëpitë e tyre haptazi dhe në vende të tjera.

Nëna e besimtarëve Zejnebja –Allahu qoftë i kënaqur me atë!- është çuditur dhe e ka pyetur bashkëshortin e vet Muhamedin alejhi selam: ”A do të shkatërrohemi përderisa në mesin tonë ka njerëz te mirë”. Pyetje e çuditshme! Si ka mundësi të shkatërrohemi, kur në mesin tonë ka agjërues dhe namazfalës të shumtë!… A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë ka njerëz që agjërojnë ditët e bardha (13, 14 dhe 15 të çdo muaji hënor), që agjërojnë çdo të hënë dhe të enjte! A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë ka nga ata që falen natën dhe lexojnë Kuran ditë e natë! Muhamedi alejhi selam iu përgjigj asaj: “Po, nëse shtohet e keqja” – BUHARIU.

Ajo që po përhapet sot me përhapjen e mjeteve të informimit dhe njerëzve të këqij në tokë, nga ata që dëshirojnë që e keqja të përhapet tek ata që kanë besuar, thumbimi dhe etiketimi i atyre që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja me lloj-lloj etiketimesh të ndryshme e që në esencë ata janë të pastër prej tyre.

Me shpresë se këto porosi do të na ndihmojnë gjatë urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, po ju radhisim disa porosi në vijim:

1- Njohja e mirësive të Allahut dhe që askush prej nesh nuk ka mundësi t’i numërojë ato.
2- Nijeti i sinqertë për Allahun në këtë punë madhështore, njëherit duke u afruar me këtë tek Allahu.
3- Dhënia e besës me ata që e rrethojnë se do të ngjallin këtë ritual madhështor.
4- Butësia gjatë kryerjes së këtij obligimi, dhe kërkimi i rrugëve sheriatike në largimin e të këqijave.
5- Durimi nga shpifjet dhe reagimet e njerëzve gjatë kësaj pune të shenjtë.
6- Të kujtosh shpërblimin e madh për këtë punë.
7- Bamirësia ndaj njerëzve me fjalë të mira dhe buzëqeshje, në mënyrë që të arrish në zemrat e tyre.
8- Njohja e njerëzve me dispozitat sheriatike, sepse duket qartë që njerëzit kanë injorancë të theksuar në disa çështje të fesë.
9- Kërkimi i ndihmës nga Allahu dhe mbështetja tek Ai.
10- Lutjet e shumta, që Allahu të na i forcojë përpjekjet tona.
11- Përfitimi nga mjetet bashkëkohore për urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, si: telefoni, celulari, interneti, gazetat, revistat e te ngjashme.

Përshtati: Valdet Kamberi

 

 

 

Must Read