BallinaAKTUALEMjekësia dhe IslamiDy lugë vaj ulliri në ditë reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Dy lugë vaj ulliri në ditë reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

 

Dy lugë vaj ulliri në ditë reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës


Vaji i ullirit që nga lashtësia njihet për veçoritë e dobishme për zemrën, ndërsa shkencëtarët tani kanë vërtetuar se cila sasi e vajit të ullirit është e mjaftueshme për të ndier efekte pozitive.Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që vetëm dy lugë të vogla vaj ulliri në ditë reduktojnë rrezikun nga vdekja për shkak të sëmundjes së zemrës për 50 për qind.


Ka shumë studime të cilat theksojnë përparësinë e vajit të ullirit për zemrën, megjithatë, pak janë ato të cilat kanë hulumtuar se sa ndikon në reduktimin e nivelit të vdekshmërisë.

Rezultatet bazohen në hulumtimin e shprehive ushqyese të më shumë se 40.000 personave, i cili ka zgjatur gati 20 vjet.

Ekspertët britanikë kanë thënë se si rezultatet kanë treguar se si vaji i ullirit, i cili në masën më të madhe është i përfshirë në ushqimin mesdhetar, i cili është i pasur me peshk, pemë dhe perime, luan rol më të madh në parandalimin e sëmundjeve të zemrës se sa është menduar më herët.

“Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse janë vërtetim që vaji i ullirit është i mirë për zemrën”, ka thënë Charles Knight nga Shoqëria britanike për sëmundje kardiovaskulare.

Vaji i ullirit është i mbushur me yndyra të shëndetshme mono-të-pangopura dhe polifenole, komponimet të cilat parandalojnë dhe reduktojnë inflamacionet në trup, ndërsa mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i mpiksjeve.

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read