BallinaAKIDEBidatiArsyet pse nuk lejohet pjesmarrja per festimin e Nates se Kadrit ne...

Arsyet pse nuk lejohet pjesmarrja per festimin e Nates se Kadrit ne bulevard


Arsyet pse nuk lejohet pjesmarrja per festimin e Nates se Kadrit ne bulevard

Hoxhë: Ismail Bardhoshi

Elhamdulilah. Falenderimi i takon Allahut. Salavatet dhe selami qofshin mbi te Derguarin tone.

1- Festimi i nates se Kadrit ne bulevard eshte bidat ne fe. Dihet qe Pejgamberi dilte dhe e falte namazin e bajramit ne namazgja, ne nje shesh jashte xhamie, ndersa xhumane dhe namazin e nates disa net gjate ramazanit Pejgamberi e ka falur ne xhami. Atehere, Pejgamberi e ka bere sunet qe bajrami te falet ne shesh si dite feste qe eshte, keshtu qe dalja ne shesh apo ne bulevard ne naten e njezet e shtate, qofte dhe vetem per te falur namaz nate apo taravi, perben rivalizim ndaj Pejgamberit ne caktimin e nje suneti te tille per bajramin, si e tillë kjo pune hynë në perkufizimin e bidatit, sepse caktimet te kesaj natyre qe lidhen me ibadetin i ben vetem Pejgamberi.
Nese dikush thote se, ne nuk e bejme me nijetin se kjo pune eshte sunet, as se kjo eshte e pelqyeshme ne fe, por thjeshte si menyre daveje dhe per shfaqjen e islamit apo shenjave te tij, ne i themi se bidatet keshtu e kane fillimin e tyre, e pastaj njerezit gradualisht i bejne rregull dhe nuk i ndryshojne. Sa njerez e kane synuar te miren, por nuk e kane arritur ate, sikurse shprehet Ibn Mesudi. Nijeti i mire nuk mjafton per perligjien e nje pune te keqe. Ka plot njerez qe e bejne dhikrin me xhematë, me arsyen se nuk e besojne si sunet, por thjeshte per te ndihmuar e kujtuar njerezit. Nevoja per ta shfrytezuar nje tubim te tille jashte xhamie per thirrjen e njerezve ne rrugen e Allahut ka ekzistuar dhe ne kohen e Pejgamberit, por ai nuk e ka bere ate. Cdolloj dobie per daven qe vjen nga kjo pune arrihet me forma te tjera te ligjshme, si grumbullimi i dy bajrameve, nepermjet mjeteve te informacionit etj. Keshtu qe nuk ka nevoje per shpikjen e nje tubimi te tille.
Per kundershtimin se KMSh-ja do ta organizoje vetem kete vit, themi se nuk ka asnje siguri qe kjo pune nuk do te behet e pervitshme, sepse ata i kane ne traditen e tyre te shpikin gjera te reja ne fe. Megjithekete, bidati nuk lejohet qofte dhe vetem njehere.
2- Sado t’i sqarosh njerezit se nuk eshte e sigurte qe kjo eshte nata e Kadrit, pavaresisht se ka mundesi te madhe qe te jete e tille, kur shohin tubimin e madh ne kete nate, fjalet nuk bejne shume dobi per sqarimin e tyre. Siç dihet nuk eshte e sigurte qe kjo eshte Nata e Kadrit, pasi mund te jete dhe ndonje nate tjeter prej dhjete neteve te fundit.
3- Festimi ne bulevard gjate nates mund te hyje dhe ne imitimin e kafirave.

Pergatiti: Ismail Bardhoshi
 

Must Read