BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiE VËRTETA E VDEKJES DHE E JETËS

E VËRTETA E VDEKJES DHE E JETËS

Allahu i Lartmadhëruar na ka krijuar në këtë jetë tokësore për të na sprovuar, siç ka thënë i Lartmadhëruari: “I Cili i krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju vënë në provë, se cili do të punojë më mirë.” (El-Mulk: 2). Prandaj, kush beson dhe zgjedh devotshmërinë, do të futet në xhenet e kush zgjedh humbjen e devijimin, do të hyjë në zjarr.

Jeta e njeriut në këtë botë, sado që të zgjasë, do të përfundojë patjetër. Pavdekësia dhe jeta e amshuar janë të botës tjetër, ahiretit, siç ka thënë i Lartmadhëruari: “Sigurisht, në botën tjetër është jeta e vërtetë, nëse do ta dinin.” (El-Ankebut: 64).

Krijesës më të mirë të Allahut, Profetit (Paqja qoftë mbi të!), Allahu i ka thënë: “Sigurisht që ti (Muhamed) do të vdesësh dhe me siguri që ata do të vdesin. Pastaj, me siguri që në Ditën e Ringjalljes do të bëni fjalë para Zotit tuaj.” (Ez-Zumer: 30-31).

I Dërguari i Allahut e ka përshkruar gjendjen e kësaj jete dhe shkurtësinë e saj në krahasim me jetën e amshuar, me rastin e një udhëtari i cili ndalon dhe fle pak nën hijen e një peme, pastaj ikën dhe largohet prej saj. (Tirmidhi 2377, Ibn Maxhe 4109).

Po ashtu, Allahu na ka treguar porosinë e Jakubit (Paqja qoftë mbi të!) për djemtë e tij, kur u tha: “Në të vërtetë, Allahu e ka zgjedhur për ju fenë, prandaj të mos ju gjejë vdekja, përveçse duke qenë muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut).” (El-Bekare: 132).

Përderisa askush nuk e di se kur dhe ku do t’i vijë vdekja e caktuar nga Allahu, si dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë, atëherë çdo njeri me mend duhet t’i mbushë ditët dhe orët e jetës së tij me mirësi, devotshmëri e adhurime, sepse siç ka thënë i Lartmadhëruari: “Çdo popull ka afatin e vet. Kur t’i vijë koha e fundit [afati i vdekjes], ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” (El-Araf: 34).

Kur një personi i vjen vdekja, pra i del shpirti nga trupi, atëherë ka ndodhur kiameti i tij dhe ka filluar udhëtimin në botën tjetër, e cila është pjesë e botës së padukshme që mendja njerëzore nuk mund ta njohë me hollësi se si funksionon. (Shih f. 77).

Ashtu siç sheriati (ligji islam) kujdeset për rregullat dhe normat e jetës së njeriut nga lindja, rritja, fëmijëria etj., po kështu ai ka ligjëruar edhe rregullat dhe normat që ruajnë të drejtat e të vdekurit dhe kujdesen për gjendjen e familjes dhe të të afërmve të tij. Falënderimi i takon Allahut që na e përsosi fenë, e plotësoi mirësinë e Tij ndaj nesh dhe na orientoi drejt kësaj feje madhështore.

Must Read