BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiKur ndodhemi pran dikujt që është në agoninë e vdekjes

Kur ndodhemi pran dikujt që është në agoninë e vdekjes

Kush viziton një të sëmurë, duhet të lutet që ai të shërohet e të shpëtojë dhe sëmundja t’i ketë shërbyer si pastrim dhe shlyerje gjynahesh. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) u thoshte të sëmurëve: “Nuk ke dëm [sepse është], pastrim [nga gjynahet] dashtë Allahu!” (El-Bukhari 3616).

Vizitori duhet të zgjedhë fjalët dhe shprehjet që e mbështesin të sëmurin për t’i rezistuar sëmundjes dhe për të rimarrë veten, ashtu siç duhet të shfrytëzojë rastet e përshtatshme për të propaganduar fenë dhe për t’i kujtuar të sëmurit, me mençuri e fjalë të mira Allahun dhe Ditën e Fundit. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka dhënë shembullin më të madh në këtë drejtim, siç tregon një nga shokët e tij të nderuar: “Një djalë hebre që i shërbente Profetit (Paqja qoftë mbi të!) u sëmur dhe Profeti shkoi ta vizitonte. U ul te koka e tij dhe i tha: ‘Pranoje Islamin.’ Djali pa nga i ati, i cili i tha: ‘Bindju Ebu El-Kasimit (Muhamedit)’. Djali e pranoi Islamin dhe më pas Profeti doli nga shtëpia e tij duke thënë: “Falënderimi i takon Allahut që e shpëtoi atë nga zjarri.” (El-Bukhari 1260).

Kur tek i sëmuri shfaqen shenjat e afrimit të vdekjes, është mirë që atij t’i diktohet me urtësi e të nxitet që të thotë fjalën e teuhidit (monoteizmit) “LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut”, e cila është çelësi i xhenetit. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Diktojuani atyre që janë në agoni (fjalën) ‘LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut….” (Muslimi 916).

Kjo është fjala më madhështore që thotë njeriu gjatë jetës dhe vdekjes së tij. Kush mbarësohet që ta mbyllë jetën e tij me këtë fjalë, ka fituar nderim të madh, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Ai që fjalë të fundit në këtë jetë ka ‘LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut’, do të hyjë në xhenet.” (Ebu Daudi 3118).

Must Read