BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaKarakteri i gruas së ndershme

Karakteri i gruas së ndershme

T’i dojë e t’i respektojë urdhërat e Allahut të Lartësuar.
T’i kryejë të drejtat ndaj Allahut të Lartësuar si; namazin, zekatin, agjërimin e Ramazanit, të mbrojë vetveten, të mos shohë gjëra të cilat janë të ndaluara për të…etj.
Të nderojë dhe të respektojë burrin e saj, në cdo gjë që nuk bie në kundërshtim me të drejtat e Allahut të Lartësuar.
Të ruajë dhe mbrojë vetveten dhe nderin e saj kur nuk është burri i saj në shtëpi, ta ruajë nderin dhe vetveten prej duarve të huaja, prej syrit të huaj që mos ta shohin, prej veshëve të huaj që mos ta dëgjojnë zërin e saj të zbukuruar dhe gjithashtu duhet të ruajë dhe të kujdeset për shtëpinë e burrit, fëmijët dhe pasurinë e tij.
Allahu i Lartësuar thotë:
” فالصالحات قانتات حافظات للغيب بما حفظ الله”
“Gratë e mira janë respektuese, besnike ndaj të fshehtës, me atë që Allahu i bëri të ruajtura” (En-Nisa: 34)
Shejh Sa’di -Allahu e mëshiroftë – thotë:
“Domethënia e këtij ajeti është se dëgjueshmëria ndaj Allahut dhe ndaj burrit të saj është për atë rast kur ai nuk është prezent e ajo e ruan vetveten dhe gjërat e burrit të saj.” (Tefsir Kerimur Rahman 1/344)
Pejgamberi-alejhi salatu ue selam- ka thënë: ” Gruaja e cila i fal pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, ruan vetveten dhe respekton burrin e saj, në ditën e Gjykimit asaj i thuhet: Hyr në xhenet prej cilës derë dëshiron.” (Hadithi është i saktë, Albani)

(Cilësitë e gruas së ndershme / 20)

/Mesofenetende

Must Read