BallinaAKTUALETë ndryshmeEdukata e muslimanit gjatë sprovave dhe sëmundjeve

Edukata e muslimanit gjatë sprovave dhe sëmundjeve

Shkroi: Sultan el-Umeri
-Dije se, ajo që të ka goditur, s`ka pasur mundësi të të mos godasë; ndërsa ajo që nuk të ka goditur, s`ka pasur mundësi të të godasë!
-Bëj durim për atë që të ka goditur, dhe kujdes nga shqetësimi e zemërimi!
-Ji plotësisht i bindur se, zgjedhja e Allahut për ty është më e mirë sesa zgjedhja jote për veten tënde!
-Sado që të jetë madhësia e sprovës në caktimet e Allahut, ka urtësi madhështore: “Mos e quani atë si të keqe për ju“. (En-Nur: 11)
-Lexo për mirësitë e durimit, ndoshta bëhesh nga durimtarët!
– Falënderoje Allahun që sprova nuk është më e madhe sesa kjo (që të ka goditur)!
-Përkujto se ti ke begati të shumta (që janë më të mëdha se kjo sprovë)!
-Shiko tek ata që janë goditur me sprova më të mëdha sesa të tuat!
-Lexo jetëshkrimin e durimtarëve, ndoshta ata do të jenë shembull për ty!
– Vërtet sprova të bën që ta njohësh realitetin e vetes tënde, dobësinë dhe nevojën tënde për Allahun.
– Sprova i shlyen mëkatet dhe i pastron gjynahet.
-Jepi vetes durim, duke e kujtuar faktin se, veprat e mira të cilat i bëje kur ishe në gjendje të shëndoshë, ti e ke shpërblimin e tyre gjatë kohës sa je i sëmurë!
-Sprova në vete përmban ilaç për kurimin e mendjemadhësisë dhe mburrjes, me të cilat sprovohen njerëzit.
-Mos ji neglizhent për rukjen dhe shërimin me anë të Kuranit dhe lutjeve fetare!
– Kujdes gjatë fatkeqësisë, mos e dëgjo atë që thërret për të shkuar te magjistarët dhe falltarët!
-Përdori përvojat e njerëzve të sprovuar para teje, njerëzve të urtë e të mençur, të cilët mund të të këshillojnë për forma të ndryshme të largimit të sprovave.
-Ki mendim të mirë për Allahun e Lartmadhërishëm!
-Mos thuaj “sikur”, për faktin se ajo i hap rrugë shejtanit! Por thuaj: “ky ishte caktim i Allahut”, e Ai bën ç`të dojë.
-Mos u pikëllo për atë që të ndodhi, por as për atë që e ke humbur si pasojë e sprovës!
-Ngriti duart tek Zoti yt, i Cili është afër dhe i përgjigjet (lutjeve)!
– Lexo rreth dispozitave legjislative (të fikhut) për gjendjen e të sëmurit si: larja e të sëmurit, namazi dhe agjërimit i tij!
-Lexo për vërejtjet e dijetarëve që i kanë përmendur kundrejt llojeve të rukjes dhe lexuesve të saj, që të mos biesh në ato gabime të mundshme.
Burimi: www.wathakker.net
Përktheu: Burim Koçinaj
Prizren, 13 Prill 2012

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read