BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeËndërr apo Realitet?

Ëndërr apo Realitet?

 

Ëndërr apo Realitet?

 

Një njeri pa në ëndërr një luan që e ndjekte atë. Vrapoi deri tek një pemë, ngjitët mbi të dhe ulët në një degë. E hodh një shikim përtokë dhe e sheh luanin që e kishte ndjekur atë duke pritur me sabër dhe qetësi që të zbriste në tokë…

Pastaj shikoi mbrapa tij dhe pa dy minj që e brenin degën në të cilën ishte ulur.
Njëri nga dy minjtë ishte i zi, e tjetri i bardhë. Dega ishte gati për të rënë në tokë nga një moment në tjetrin. Por ngadalonte për t’u këputur.
Njeriu pastaj, pa një gjarpër të madhë që vendosët nën degën e tij, hapi gojën e tij të madhe duke pritur që të bien mbrenda.

U përpoq pastaj t‘u kapej për diçka me shpresë që t’i shpëtonte predatorëve të tij. Atëhere, pa në degën e mësipërme një zgjua (kosherë) bletësh prej së cilës mjalta pikonte pikë-pikë. Dëshiroi ta shijojë një pikë mjalti. Iu duk shumë e shijshme.
E shijoi një tjetër, pastaj prap edhe një tjetër. U koncentrua për t’i shmangur bletët dhe për ta marrë nektarin.

Së fundi, u humbë në ëmbëlsinë e mjaltës, duke i harruar dy minjtë që e brenin degën, duke e harruar luanin e shtrirë përtokë, duke e harruar gjarpërin me gojën e hapur nën degën e tij.

Njeriu u zgjua nga gjumi!

Për të kuptuar domethënien e ëndrrës së tij, ai shkoi tek një musliman i devotshëm që Allahu ia kishte dhuruar diturinë.

Dhe ai i thotë:

Luanin që e ke pa është vdekja jote. Ajo do të të ndjekë kudo që të shkosh, po edhe nëse e harron atë. Miu i zi është nata, i bardhi është dita.
Ato të sillen rreth e çark njëri pas tjetrit, dhe e brejnë kohën që të ka mbetur për të jetuar dhe kështu vazhdimisht të afrojnë kah vdekja.

Gjarpëri i zi gjigant është varri yt. Ai është aty, dhe vetëm të pret që të biesh në të.
Zgjua e bleteve është bota, mjalta e saj është luksi, epshet dhe kënaqësitë e kësaj bote. I kërkojmë këto lukse, i shijojmë, më pas shumë shpejtë shpirti dashurohet në to dhe bie në varësi të këtyre. Derisa kërkimi këtyre të bëhet misioni dhe qëllimi ynë në jetë.

Atëhere humbemi mbas kësaj bote, harrojmë kohën, harrojmë vdekjën, dhe harrojmë varrin tonë.



Përktheu: Fitim Miftari, Presheve
Referenca: sajidine.com

Must Read