BallinaSpikasimËNDËRRAT E KËQIJA JANË PREJ SHEJTANIT

ËNDËRRAT E KËQIJA JANË PREJ SHEJTANIT

ËNDËRRIMI I KEQ ËSHTË PREJ SHEJTANIT

Shejtani ka mundësi t’i paraqesë njeriut në gjumë ëndërra të këqija, të cilat e tronditin dhe e lodhin atë, me qëllim që ta pikëlloi dhe ta mundoi atë.
Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na lajmëroi se ëndërrat të cilat njeriu i përjeton në gjumë janë tri lloje. Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se ai tha: “Ëndërrat janë tri lloje: Përgëzim prej All-llahut, të folur të shpirtit (ajo që e mundon shpirtin e njeriut) dhe frikësim i shejtanit”.
Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu Seid El-Huderijji radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal- lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë “Kur ndonjëri nga ju sheh ëndërr të cilën e do, ajo është nga All-llahu, prandaj le ta falënderojë All-llahun për të dhe le ta rrëfejë atë, e nëse sheh diç tjetër që e urren, ajo është nga shejtani, prandaj le të kërkojë strehim tek All-llahu nga sherri i saj dhe mos t’ia përmendë atë askujt, sepse kështu ajo nuk i bën dëm”.

Burimi:
Libri: “Mashtrimet e shejtanit”
Autor: Dr. Omer el Eshkar
Botuar nga: Shb “Sira”

Must Read