Engjëjt

 

Engjëjt

Ndër çështjet më të rëndësishme të besimit (Imanit) është që të besojmë në engjëjt, d.m.th të besojmë edhe pse ne zakonisht nuk i shohim ata, se engjëjt ekzistojnë dhe ata janë një nga llojet e krijesave të krijuara nga Allahu . Allahu krijoi engjëjt nga drita. Ata nuk janë as meshkuj e as femra. Ata të gjithë adhurojnë Allahun dhe i binden urdhrave të Tij, ata nuk bëjnë mëkat.
Transmetuar nga Imam Muslimi në hadithin e famshëm të njohur si hadithi i Xhibrilit, Profeti paqja qoftë mbi të, kur është pyetur nga Engjëlli Xhibril për të informuar atë në lidhje me besimin, tha besimi është:

Të besosh në Allahun, Engjëjt e tij, Librat e tij të shpallur, Të dërguarit e tij, Ditën e Gjykimit, dhe të besuarit në fatin e caktuar – të dyja të mira dhe e keqja, ( se të dy janë caktuar nga Allahu).

Allahu krijoi engjëjt si janë ata tani. Ata nuk rriten, nuk zhvillohen, nuk plaken, nuk hanë, nuk pinë, nuk flenë dhe nuk pushojnë. I bëjnë sexhde gjithmonë Allahut pa pushim dhe pa u lodhur kurrë. Disa engjëj kanë dy krahë, disa kanë tre , të tjerët kanë katër . Disa si Engjëlli Xhibrili, kanë deri në gjashtëqind krahë. Nëse vetëm një nga krahët e tij hapet, do të mbulojë atë që është prej Lindjes deri në Perëndim. Allahu ju dha engjëjve fuqinë për të ndryshuar formën e tyre, dhe kjo është e lejueshme që ata të marrin formën e një burri, megjithatë pa organin gjenital mashkullor.
Disa nga engjëjt janë shumë të mëdhenj. Është transmetuar se Pejgamberi na tregoi për një nga engjëjt që mbart Arshin. Ai tha se distanca mes bulëzës së veshit dhe shpatullës e tij është e barabartë me distancën që një zog fluturues i shpejtë mund të përshkoj po të fluturonte për 700 vjet. Ata nuk e kundërshtojnë Allahun. Të gjithë ata janë skllevër të bindur ndaj Allahut, Allahu i përshkroi ata në suren at-Tahrim, Ajeti 6 : 

‘’ Ata nuk e kundërshtojnë Allahun në atë që Ai i urdhëron për të bërë dhe ata e bëjnë pikërisht atë që u është urdhëruar ’’.

Engjëjt, si njerëzit, kanë një vullnet, por engjëjt zgjedhin vetëm të jenë të bindur ndaj Allahut. Ata nuk mëkatojnë. Ata kryejnë vetëm atë që Allahu i urdhëroi ata për të bërë.

Çdo engjëll e ka një detyrë. Engjëlli Xhibrili është i Dërguari i All-llahut për tek profetët e tij. Engjëlli Israfil është engjëll i caktuar për të fryer borisë në Ditën e Gjykimit
Asra’il-i është Engjëlli i vdekjes, Mikail-i është i ngarkuar për ta lëshuar shiun, dhe i ka ndihmësit e tij, të cilët sipas urdhrit të Allahut, I lëvizin erërat dhe retë, Ridvan-i është rojtar i Xhenetit.
Malik-u është rojtar i Xhehenemit, Rata’il-i është engjëll i ngarkuar për lehtësimin e pikëllimit të besimtarëve, Engjëjt Munkeri dhe Nekiri janë engjëjt të cilët të vdekurin në varr do ta pyesin për
Zotin e tij, fenë dhe Pejgamberin. Ndër të gjithë engjëjt, Engjëlli Xhibrili është një me meritën më të madhe dhe statusin më të lartë. Çdo njeri ka tetë engjëj – të cilit kanë detyrë për të mbrojtur atë person nga dëmi i xhinëve. Rekib dhe Atid janë dy engjëj të cilët qëndrojnë nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë e njeriut dhe i shënojnë veprat e tij.
Engjëjt janë krijimet me të vërtetë ndër mrekullitë e Allahut. Nëse dikush mendon në lidhje me këtë krijim të Allahut, ajo do t’ia forcojë besimin e tij në Atë i Cili i krijoi engjëjt – Ai që krijoi gjithçka – Allahu i Lartësuar.

Përktheu dhe përshtati: Mendim Mehmeti

Referenca: http://aicp.org/islamic-information-mainmenu-42/english-mainmenu-44/84-angels 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read