BallinaAKTUALETë ndryshmeFinancimet arabe drejt Shqipërisë, 50 mln euro për rrugën Tiranë-Elbasan

Financimet arabe drejt Shqipërisë, 50 mln euro për rrugën Tiranë-Elbasan

 
Financimet arabe drejt Shqipërisë, 50 mln euro për rrugën Tiranë-Elbasan

 

Tiranë, 24 dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani – Kriza që ka mbërthyer vendet e Eurozonës dhe nevoja për investime ka bërë që vendet arabe të kthejnë sytë nga Europa dhe sidomos nga vendet me potenciale të mëdha zhvillimi.

Falë dinamikës së saj pozitive, Shqipëria është bërë i pari vend jashtë Lindjes së Mesme dhe Afrikës, që po përfiton financime nga Fondet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kështu qeveria e Abu Dabit ka marrë përsipër financimin e 31 kilometrave të rrugës Tiranë-Elbasan, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kredia kap vlerën e 50 milionë eurove, me një afat maturimi 15-vjeçar dhe interes 4.5 për qind.

Vlera e gjithë projektit llogaritet në 59 milionë euro.

Ajo do të shkurtojë në 25 minuta distancën mes dy qyteteve, falë tunelit që do të përshkojë Qafën e Kërrabës dhe që është marrë përsipër të ndërtohet nga kompania greke AKTOR.

Rruga Tiranë-Elbasan është pjesë e boshtit të Jugut, Tiranë-Elbasan-Berat-Tepelenë dhe kushton rreth 440 milionë euro.

Po ashtu një sektor me interes për investimet arabe është dhe ai energjetik, ku Shqipëria shihet sërish me prioritet, madje kompania e kreditimit “ΗΑΕ Masdar” thotë se vendi ynë mund të shndërrohet në një qendër të rëndësishme energjetike në rajon.

Synimi i vendeve arabe është shtrirja e investimeve në vendet në zhvillim dhe një prej tyre është edhe Shqipëria, e cila është bërë përfituesja e parë ndër vendet e Europës Juglindore.

mit/NOA

Must Read