BallinaAKTUALETë ndryshmeSHBA: Tragjedi për Krishtlindje

SHBA: Tragjedi për Krishtlindje

 


SHBA: Tragjedi për Krishtlindje

 

Në një apartament në shtetin e Teksasit janë gjetur shtatë njerëz të vrarë raportojnë mediat.

Hetuesit thanë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Grapevine, kur një grup prej katër grash dhe tre burrash, të moshës rreth 20-60 vjeçare, kishin hapur dhuratat e Krishtlindjeve të dielën.

Zyrtarët thanë se viktimat, të cilët besohet se kanë lidhje familjare, u gjetën pranë një peme të Krishtlindjeve.

Policia tha se ka indikacione se personi që e ka kryer këtë vepër është në mesin e të vdekurve, dhe rasti dyshohet si një “vrasje-vetëvrasje”. /Rel/

Must Read