BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitFjalët e Harun Rashidit para vdekjes

Fjalët e Harun Rashidit para vdekjes

Halifja Harun Rashidi (Allahu e mëshiroftë) para vdekjes ju tha djemve të tij dhe atyre që ishin rreth tij: dua të shoh varrin ku do të varrosem. Ata e dërguan tek varri, e kur e pa atë filloi të qajë si fëmijë dhe ju tha të pranishmëve:
مَا أَغْنَى عَنِّي مَالِيَهْ
هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ
“Pasuria ime nuk më solli dobi, dhe pushteti im më la”(surja El-Hakkah:28-29), pastaj ngriti kokën drejt Qiellit duke qarë ju lut Zotit me këto fjalë:
“O Ti, i Cili nuk ka fund sundimi Yt , mëshiroje  atë që i mbaroi sundimi i tij!”

Dije vëlla/moter Musliman/e, se nata sado që të zgjasë patjetër do zbardhë drita dhe jeta në këtë botë, sado që të zgjasë patjetër një ditë do trokasë vdekja dhe varri është përfundimi ynë, e duhet që të shtojmë sa më shumë përmendjen e shkatërruesit të kënaqësive të kësaj bote (vdekja) dhe të bëjmë sa më shumë lutje tek Allahu që të përgatitemi për këtë ditë të vështirë.
I Dërguari Allahut – alejhi salatu ue selam- thotë:
“Natën që u ngrita në qiell takova Ibrahimin alejhi selam e më tha: “O Muhamed, bëji selam umetit tënd prej meje dhe tregoju se xheneti e ka dheun e pastër, ujin e ëmbël dhe është rrafshinë, ndërsa pemët e tij janë: Subhanallah (i lartësuar qoftë Allahu), Elhamdulilah (falenderimi i takon Allahut), La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu është më i madhi).” (Tirmidhiu). Mos ta humbim shpresë, të bëjmë sa më shumë vepra të mira që mundemi e të kemi mendim të mirë për Allahun, se Ai është Mëshirues e Falës i Madh.
Allahu na bëftë prej banorëve të Xhenetit Firdeus. Amin

Përkthim
Suzana Kuburi.

Must Read