BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaFemra e devotshme është e përkushtuar ndaj urdhrave të Allahut

Femra e devotshme është e përkushtuar ndaj urdhrave të Allahut

Femra e devotshme është e përkushtuar ndaj urdhrave të Allahut.

Është e kujdesshme ndaj bashkëshortit të saj, nderit, fëmijëve dhe pasurisë së tij. Është përkrahëse e bashkëshortit të saj në nënshtrim ndaj Allahut të lartësuar. Nëse harron diçka, ia përkujton. Nëse lodhet, e rehaton. Nëse hidhërohet, e bën të kënaqur.

Femra e edukuar është e dashur te burri i saj dhe ajo e respekton atë. Nuk vonohet në ndonjë gjë të cilën burri dëshiron të shpejtohet, apo nuk nxiton në atë qe bashkëshorti 
dëshiron të vonohet.

Është pyetur i Dërguari i Allahut, صلى الله عليه وسلم:

”Cilat gra janë më të mirat?

Tha:

’Është ajo që e bën burrin 
të lumtur. Nëse e shikon, i përulet. Kur e urdhëron, nuk e kundërshton (qoftë të kundërshtuar në urdhra të tij apo në diç tjetër), si dhe nuk e shpenzon pasurinë aty ku ai nuk ka dëshirë”.

Po ashtu, Pejgamberi صلى الله عليه وسلم ka thënë:

”Martoni ato gra që janë të dashura (tërheqëse) e që lindin shumë, sepse unë do të krenohem para Pejgamberëve tjerë më numrin tuaj të shumtë” ose ka thënë:  ”Para umeteve.”

Nëse ka mundësi të gjejë femër e cila ka bukurinë e jashtme (fizike) dhe të brendshme (shpirtërore), kjo me të vërtetë është përkryerje dhe lumturi me ndihmën e Allahut të lartësuar.

Shejh Uthejmini, (Allahu e mëshiroftë)

Must Read