FJALËT E NJË TË URTI
Dije se jeta nuk është çdoherë pranverë,
Stinët vazhdimisht do të ndërrohen,
Do ta durosh zhegun e dëshprimit,
Po edhe furtunën e vetmisë,
Dhe do të bien ëndërrat e thara,
Po jeta jote do të lulëzoj përsëri.
Dje vdiqën shumë dhe ti nuk ishe prej tyre,
Disa nuk u ngritën këtë mengjës po ti u ngrite,
Kjo, jo pse je i fort, apo dëshirove ashtu,
Po kjo është një e mirë e Allahut që ta dhuroi.
Njeriu në këtë jetë i ngjan lapsit të thjesht,
E gëdhendin atë sprovat e jetës,
Që të shkruaj holl dhe bukur,
Dhe kështu në vazhdimsi derisa të hargjohet,
Dhe në fund nuk mbetet vetëm se atë që e ka shkruar.
Përktheu: Hysni Berisha