BallinaAKIDEGajbiGjërat të cilat Allahu i ka krijuar me Dorën e Tij

Gjërat të cilat Allahu i ka krijuar me Dorën e Tij

Gjërat të cilat Allahu i ka krijuar me Dorën e Tij

Nën autoritetin e Harith bin Neufel, i cili ka thënë:

“Allahu i ka krijuar tri gjëra me Dorën e Tij [siç i takon madhërisë së Tij]:   

  1. Ai e ka krijuar Ademin me Dorën e Tij;
  2. Ai e ka shkruar Tevratin me Dorën e Tij;
  3. Ai e ka mbjellur Firdeusin me Dorën e Tij.”

[Përmbledhur nga ed-Dejlemi, po ashtu, shënuar nga ed-Darekutni në ‘Es-Sifat’ fq. 26 #28 dhe Ebu esh-Shejh në ‘El ‘Udhmah’: 5/1555]

 

Në një tjetër hadith të rrëfyer nga ‘Abdullah ibën ‘Amr: “Me të vërtetë Allahu – i Lavdëruar dhe i Lartësuar!- i ka krijuar tri gjëra me dorën e tij; Ai e ka krijuar Ademin me Dorën e Tij, Ai e ka shkruar Tevratin me Dorën e Tij dhe e ka mbjellur Firdeusin me Dorën e Tij.”[Regjistruar nga ed-Darkutni në Es-Sifat’ fq.45 dhe el Bejhaki në El-Esma ve’s-Sifat: fq. 403 nën autoritetin e el-Harith ibën Neufel.]

Është rrëfyer saktësisht nga Abdullah ibën Omer, i cili ka thënë:

 

Allahu i ka krijuar katër gjëra me Dorën e Tij; 

  1. Arshin
  2. Lapsin
  3. Ademin dhe
  4. Xhennetin ‘Adn.

Ai pastaj i tha pjesës tjetër ‘Kun’ [Bëhu] dhe ishte.”

 

Edh-Dhehebi thotë në ‘El ‘Uluv’: ‘Zinxhiri është i mirë.’

 

El-Albani ka thënë në ‘Mukhtesar el-‘Uluv’ fq.105: ‘Zinxhiri është autentik sipas kushteve të Muslimit.’

Nën autoritetin e ‘Abdullah ibën el-Harith, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut –lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:

“Allahu i ka krijuar tri gjëra me Dorën e Tij; Ai e ka krijuar Ademin me Dorën e tij, Ai e ka shkruar Tevratin me Dorën e Tij dhe Ai e ka mbjellur [Xhennetin] Firdeus me Dorën e Tij. Pastaj, Ai tha; “Pasha Madhërinë Time, As pijaneci e as ‘Dejjuthi’ nuk do të jetojnë në të.” Shokët e tij pyetën: “O i Dërguar i Allahut, ne e dimë pijanecin, por, kush është Dejjuthi?’ Ai ju përgjigj: “Ai i cili e miraton të keqën në familjen e tij.”

[D.m.th. Ai nuk ka ndonjë xhelozi për familjen e tij dhe lejon lirshëm që e keqja të ndodh]

[Regjistruar nga El-Khira-iti në Mesavi el-Akhlak: fq. 62, #426]

Nën autoritetin e Ibën Omer -Allahu qoftë i kënaqur me të!- i cili ka thënë:

“Allahu i ka kijua katër gjëra me dorën e tij: Arshin, Xhennetin e Adnit, Ademin dhe Lapsin. Ai e mbuloi krijimin nga vetja e Tij me katër: zjarr, pastaj errësirë, pastaj dritë, pastaj errësirë.”

El-Hakimi, ka thënë: ‘Zinxhiri është autentik sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, por ata nuk e kanë regjistruar [në “Sahihët” e tyre].’

 

[Mukhtesar el ‘Uluv nga el-Albani]

 

Imam Ibën Uthejmini, ka thënë:

Dijetarët kanë përmendur se Allahu nuk ka krijuar ndonjë gjë me Dorën e Tij përveç Ademit, Xhennetit Adn –dhe me të vërtetë Ai e ka krijuar me Dorën e Tij, dhe Ai e ka shkruar Tevratin me Dorën e Tij. Këto janë tri gjëra të cilat janë krijuar me Dorën e Allahut -I Lavdëruar dhe Lartësuar qoftë!-, sa i përket [njerëzimit] përveç Ademit, ata janë krijuar me fjalën ‘Kun’ (bëhu).

[Tefsiri i Sures Kehf: fq.89]

 

Përkthim

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read