Izrael, çifutët ultra-ortodoksë përleshen me policinë
Çifutët ultra-ortodoksë janë përleshur me policinë në qytetin izraelit të Beit-Shemesh, pranë Jeruzalemit.
Një polic u plagos lehtë dhe një numër i konsiderueshëm i hebrenjve ortodoksë u ndaluan, thanë raportet.
Qyteti është kthyer në një qendër fërkimesh mes hebrenjve laike dhe ultra-ortodoksëve meshkuj, për shak të ndarjes së rreptë gjinore.
Kryeministri Benjamin Netanjahu u zotua të dielën për t’i dhënë fund përpjekjeve për të zbatuar ndarjen e sekseve.
Përplasjet e fundit erdhën ndërsa policia u përpoq të hiqte një prej shenjave të ndryshme në qytet, që urdhëronte ndarjen midis gjinive.
Rreth 300 ultra-ortodoksë banorë të qytetit sulmuan policinë me gurë dhe vezë dhe duke djegur kazanët e mbeturinave, ku mbeti i plagosur një oficer.
Një ekip televiziv u përpoq të filmonte qytetin por edhe ata rrethuan dhe u ngacmuan, sulmi i dytë në po aq ditë mbi gazetarët.
Të dielën, një ekip nga Channel 2, u sulmua me gurë, pasi ata ishte duke filmuar, thonë raportet.
Sulmi ende i pakonfirmuar zyrtarisht, erdhi ditë pasi Channel 2 transmetoi një tregim për një vajzë tetë-vjeçare amerikane, Naama Margolese, e cila tha se kishte frikë të shkonte në shkollë, sepse ultra-ortodoksët meshkuj i bërtisnin asaj.
Përleshje të tilla janë bërë më të shpeshta në Izrael gjatë viteve të fundit, pasi autoritetet kanë sfiduar përpjekjet e ultra-ortodoksëve çifutë për të veçuar gratë në vende publike.
Ultra-ortodoksët çifutë përbëjnë 10% të popullsisë në Izrael. Komuniteti ka një normë të lartë të lindjes dhe kjo po rritet me shpejtësi./TCH/