Izraeli ka rrëmbyer më shumë 3312 palestinezë gjatë 2011-s
Ish i burgosuri, specialisti palestinez për hulumtimin e burgjeve, Abdul-Nasser Faraun, ka deklaruar se ushtria izraelite, që nga fillimi vitit 2011, ka rrëmbyer mbi 3312 palestinezë, përfshirë midis tyre gra dhe fëmijë.
Ai ka theksuar se ushtria ka realizuar rreth 276 arrestime për çdo muaj, përkatësisht rreth nëntë arrestime në ditë.
Sipas Faraun, ushtria ka arrestuar më shumë meshkuj, por duke mos përjashtuar as gra dhe fëmijë, madje edhe pacientë dhe persona me nevoja të veçanta.
Gjithashtu, sipas specialistit palestinez, pjesa më e madhe e rrëmbimeve ka ndodhur në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem, krahas 38 rasteve të realizuara në Rripin e Gazës.
Në videon e mëposhtme mund të shihen qartazi se me çfarë brutaliteti ndodhin këto rrëmbime nga forcat izraelite ndaj palestinezëve të pafajshëm./br/