BallinaAKTUALETë ndryshmePrifti italian akuzohet për abuzim me të riun shqiptar

Prifti italian akuzohet për abuzim me të riun shqiptar


Prifti italian akuzohet për abuzim me të riun shqiptar

 

Një prift italian në Genoa të Italisë akuzohet për abuzim seksual me një fëmijë shqiptar dhe për pedofilizëm, pasi që kishte pranuar se është i dashuruar në djaloshin 17 vjeçar nga Shqipëria.

Prifti ka spjeguar se në këtë rast nuk ka të bëj me pedofili apo me prostitucion, por që në këtë rast bëhet fjalë për një dashur të dyanëshme. Gjykata ka akuzuar priftin për mundësinë e drogimit të të riut shqiptar, me qëllim të abuzimit me të, mirëpo i riu shqiptar nuk ka pranuar këtë fakt, duke shtuar se kishte konsumuar drogën shumë herët pa e njohur priftin.

Prokurorja Annalise Genova Giacalone ka zbuluar faktin dhe dëshminë që është dhënë nga prifti se ai për një shumë parash kishte detyruar 17 vjeçarin të kryejë marrëdhënie seksuale.

Avokati i priftit ka refuzuar metodën e prokurores duke theksuar se ndaj klientit të tij janë bërë presione të mëdha. Prokurorja ka urdhëruar që Pastori të dërgohet në Burgun e San Remos, ndërsa Gjykata do të bisedoj më vonë me Gjykatat tjera të cilat janë në instanca më të larta për të sjellur një vendim. I riu shqiptar gjithashtu ka dëshmuar se prifti italian e detyronte ate edhe për të shitur drogë, ndësa më pas u zbulua se edhe ai si prif po e konsumonte drogën.

(INA)

Must Read