BallinaAKIDEGajbiJeta pas vdekjes

Jeta pas vdekjes

 

 

 

Jeta pas vdekjes

 

Pyetja se a ka jetë pas vdekjes, është jashtë kompetencave të shkencës, pasi ajo merret vetëm me klasifikimin dhe analizimin e të dhënave. Përveç kësaj, në kuptimin modern të fjalës, njeriu është  angazhuar vetëm pak shekuj në studime shkencore dhe kërkimore , ndërsa ai me konceptin e jetës pas vdekjes është i njoftuar që nga kohët e lashta. Të gjithë profetët e Zotit i kanë ftuar njerëzit që ta adhurojnë vetëm Zotin dhe të besojnë në jetën pas vdekjes.
Ata folën aq shumë mbi jetën pas vdekjes, saqë edhe dyshimi më i vogël në këtë çështje merret si mohim i ekzistimit të Zotit dhe e bën të pavlefshëm të gjithë besimin.
Vetëm fakti se të gjithë profetët e Zotit u morën me çështjen e jetës pas vdekjes në mënyrë kaq të bindshëm (ndërmjet profetëve nganjëherë kishte hapësire me mijëra vite), vërteton që burimi i dijës mbi jetën pas vdekjes, që u shpjegua nga të gjithë (profetët), ishte i njëjti, pra Shpallja Hyjnore.
Ne gjithashtu e dimë se njerëzit përreth Pejgambereve të Zotit ishin shumë armiqësor, sidomos rreth çështjes së jetës pas vdekjes, pasi ata mendonin se është e pamundur një jetë pas vdekjes. Pavarësisht këtij qëndrimi armiqësor, profetët kishin shumë pasues besnik.
Pyetja që shtrohet është: “ Çfarë i ka bërë këto pasues besnik të besimit të heqin dorë nga traditat dhe zakonet e të parëve të tyre dhe rrezikut të largimit nga komuniteti i tyre?” Përgjigjja e thjeshtë është: “Ata shfrytëzuan fuqitë e tyre mendore dhe shpirtërore dhe njohën të Vërtetën”.

 

A e kanë zbuluar ata të vërtetën përmes perceptimit të shqisave të tyre? Sigurisht që jo, sepse një perceptim sensual të jetës pas vdekjes nuk është i mundur. Në të vërtetë, Zoti, njeriut përveç perceptimit sensual i dha edhe mendimin racional, vetëdije estetike dhe shpirtërore.
Është ky perceptim, që e dërgon njeriun të perceptoj të vërtetën, që nuk mund të verifikohet me anë të forcës së shqisave.  Për këtë arsye të gjithë profetët e Zotit që i thirrën njerëzit të besonin në Zotin dhe jetën pas vdekjes, i ftonin njerëzit në perceptimin estetik, shpirtëror dhe mendimit racional.

 

Për shembull, kur idhujtarët e Mekës mohuan jetën pas vdekjes, Kurani zbuloj dobësinë e mendimeve të tyre përmes argumenteve logjike dhe racionale:

 

“Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë:

“Kush do t’i ngjallë kockat (eshtrat) kur të kalben?”

Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka

njohuri të plotë për çdo krijesë;

Ai që prej drurit të njomë bëri për ju zjarrin, të cilin e përdorni

për të ndezur”.

Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t’i rikrijojë

ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!””  (Kuran,36:79-81)

 

Në një vend tjetër Kurani qartëson se jobesimtarët nuk mund të japin asnjë argument të vlefshëm mbi mohimin e jetës pas vdekjes, sepse mohimi i tyre është i bazuar mbi supozime të thjeshta:

 

 “Ata thonë: “Nuk ka tjetër veç jetës së kësaj bote, vdesim e

jetojmë dhe vetëm koha na shkatërron”. Ata nuk kanë kurrfarë

dijenie për këtë, ata vetëm hamendësojnë ashtu.

Kur atyre u lexohen shpalljet Tona të qarta, argumenti i tyre

i vetëm është: “Ringjallni të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”

Thuaju: “Allahu jua jep jetën, pastaj ju bën të vdisni e mandej

do t’ju tubojë në Ditën e Kiametit e për këtë nuk ka kurrfarë

dyshimi; por shumica e njerëzve nuk e dinë”.” (Kuran, 45:24-26)

 

Sigurisht Zoti të gjithëve do t`ua marre shpirtin. Por, Zoti e ka planin e Tij për gjërat. Do të vijë një ditë, kur do të shkatërrohet e gjithë Bota dhe atëherë njeriu do të ringjallët për të qëndruar para Zotit të tij.  Ajo ditë do të jetë fillimi i jetës që nuk do të përfundojë kurrë dhe atë ditë çdo njeri, varësisht prej veprave të mira apo të këqija do të shpërblehet nga Zoti.

 

Shpjegimi, që Zoti jep në Kuran mbi domosdoshmërinë e jetës pas vdekjes, është ajo çfarë kërkon perceptimi mendor i njeriut. Në fakt, nëse nuk do të kishte jetë pas vdekjes, besimi në Zot do të ishte i parëndësishëm, madje edhe në qoftë se do të besoni në Zot, Ai do të ishte një Zot i padrejtë dhe indiferent. Kjo do të thoshte se Ai do ta kishte krijuar njeriun, pa u interesuar për fatin e tij.

 

Sigurisht që Zoti është i drejtë. Ai do t`i dënojë tiranët, krimet e të cilëve janë të pafund: Vrasja e qindra njerëzve të pafajshëm, futja e qindra ndikimeve të prishura në shoqëri, nënshtrimin e njerëzve, që t`iu nënshtrohen tekeve të tyre, etj…. Për shkak se njeriu ka hapësirë të shkurtër të jetës dhe kjo botë materiale nuk do të zgjasë përgjithmonë, shpërblimet e përshtatshme për  veprat e këqija apo të mira të njeriut në këtë jetë janë të pamundura.
Kurani na njofton fuqishëm se Dita e Gjykimit ka për të ardhur dhe se Zoti ka për të vendosur për fatin e secilit njeri varësisht regjistrit të veprave të tij:

 

“Jobesimtarët thonë: “Nuk do të na vijë Ora (e Kiametit)”!

Thuaju: “Po, për Zotin tim! Me siguri që ajo do t’ju vijë”! Ai i di

të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë grimë as në

qiej, as në Tokë e nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se

ajo, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë.

(Kiameti do t’ju vijë) me qëllim që Ai të shpërblejë ata që

besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për njerëz të tillë do të ketë

falje dhe begati të mrekullueshme.

Ndërsa për ata që luftojnë kundër shpalljeve Tona, duke u

përpjekur që t’i pengojnë ato, do të ketë dënim të tmerrshëm

dhe të dhembshëm.” (Kuran, 34:3-5)

 

 

Dita e Gjykimit do të jetë ajo ditë, në të cilën do të vijnë në shprehje Cilësitë e Zotit si Drejtësia dhe Mëshira. Zoti do t`i përfshijë me Mëshirën e Tij, ata të cilët për hir të Tij kanë vuajtur në këtë botë, duke besuar se do të përjetojnë një lumturi të përhershme. Por ata që fyen mirësitë e Zotit dhe që nuk u përkujdesën për jetën tjetër, do të gjenden në një situatë të tejet të mjerueshme. Në Kuran lexojmë një krahasim mes këtyre dy grupeve:

 

“Si mund të jetë i njëjtë ai, që i kemi premtuar shpërblim të

mirë, të cilin do ta arrijë dhe ai që i kemi dhënë kënaqësi në jetën

e kësaj bote, ndërkohë që në Ditën e Kiametit, do të hidhet në

zjarr?” (Kuran, 28:61)

 

Në Kuran na është treguar se jeta e kësaj bote është një përgatitje për jetën e ardhshme , të përjetshme. Po ata, që mohojnë jetën pas vdekjes, do të jenë robër të epsheve dhe dëshirave të tyre dhe tallën me njerëzit e devotshëm dhe që iu frikësohen Zotit të tyre.

 

Njerëz të tillë e kuptojnë marrëzinë e tyre vetëm duke vdekur dhe pastaj së koti dëshirojnë  që t`iu jepet edhe një mundësi. Gjendja e mjerueshme gjatë vdekjes dhe frika në Ditën e Gjykimit, nga njëra anë, dhe lumturia që është e garantuar për besimtarët e sinqertë, në anën tjetër, me përshtypje mahnitëse janë të përmendura në ajetin (versetin) e ardhshëm në Kuran:

 

“Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë:

“O Zoti im, më kthe,

që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me

të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes

së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse (jeta e varrit), deri në ditën kur do të

ringjallen.

Kur të fryhet në Sur (Ditën e Ringjalljes), atëherë, midis tyre

nuk do të ketë lidhje farefisnore dhe ata as që do të pyesin për

njëri-tjetrin.

Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të

shpëtuar.

Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë

(njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në

Xhehenem.

Zjarri do t’ua përcëllojë fytyrat dhe buzët (aq sa do t’u

duken dhëmbët).” (Kuran, 23:99-104)

 

Besimi në jetën tjetër pas vdekjes garanton sukses në jetën tjetër dhe e bën jetën në këtë botë plot paqe dhe gëzim, dhe aktivitetet e tij i kryen me përgjegjësi dhe si i kërkohet.

 

Mendoni për njerëzit në Arabi: Kur ata nuk besuan në jetën pas vdekjes, karakteristikat e tyre kryesore ishin bixhozi, alkooli, grindjet fisnore, vjedhja dhe vrasja. Por kur ata pranuan besimin në një Zot të vetëm dhe besimin në jetën pas vdekjes ata u bënë Kombi më i disiplinuar në Botë. Ata hoqën dorë nga veset e tyre, ndihmuan njëri-tjetrin në kohë të vështira dhe zgjodhën të gjitha kontestet në bazë të drejtësisë dhe barazisë.

 

Mohimi i jetës pas vdekjes i ka pasojat e veta jo vetëm në jetën e ardhshme, por edhe në këtë jetë (botë). Kur një komb në tërësi mohon jetën pas vdekjes, sundojnë të gjitha llojet e të këqijave dhe në fund do të shkatërrohet (në tërësi si popull). Në Kuran, Zoti na tregon në detaje për përfundimin e tmerrshëm të fisit Ad dhe Themud dhe të Faraonit:

 

“Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjëmimin e tmerrshëm(Kiametin),

 prandaj fisi Themud u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme,

kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,

të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur.

Atëherë mund t’i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e

hurmave të kalbura.

A sheh ndonjë gjurmë të tyre?

Faraoni, ata para tij dhe populli i qyteteve të rrënuara (Sodomës dhe Gomorrës)kryen

gjynahe të mëdha,

dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Allahu

i zhbiu ata me dënim të ashpër.

Kur vërshoi uji i madh, Ne ju ngarkuam ju(Nuhin a.s.)në anije

për ta bërë atë një paralajmërim, që ta dëgjojë çdo vesh i

vëmendshëm.

Dhe kur t’i fryhet një herë Surit,

kur toka dhe malet të ngrihen lart e të thërrmohen me një

goditje shkatërrimtare,

atëherë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti).

Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm.

Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të

mbajnë Fronin e Zotit tënd.

Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja

nuk do të mbetet pa u shfaqur:

Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do

t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim!

Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari.”

Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur,

në një kopsht të lartë,

rutat e të cilit do t’i kapë lehtë.

(Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë,

që keni bërë në ditët e kaluara!”

Por ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë,

do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im

dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!

Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)!

Pasuria ime nuk më solli dobi

dhe më la fuqia ime!” (Kuran, 69:4-29)

 

 

Ka arsye shumë të fortë për të besuar në jetën pas vdekjes:

 

Arsye I: Të gjithë profetët e Zotit i ftuan njerëzit për të besuar në jetën pas vdekjes.

 

Arsye II: Sa herë që një shoqëri është ndërtuar mbi themelet e këtij besimi, ajo ishte një shoqëri ideale dhe paqësore, larg nga të këqijat sociale dhe morale.

 

Arsye III: Historia dëshmon, se sa herë ky besim, përkundër paralajmërimeve të  profetëve është refuzuar nga një grup njerëzish, ky grup në tërësi është dënuar nga Zoti.

 

Arsye IV: Perceptimet shpirtërore, estetike dhe racionale (logjike) dëshmojnë  faktin se do të ketë jetë pas vdekjes.

 

Arsye V: Drejtësia dhe Mëshira si cilësi të Zotit do të ishin të pakuptimtë, nëse nuk do të kishte jetë pas vdekjes.

 

 

 

Përktheu: Dren Ajeti

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com

Referencë: http://www.salaf.de

 

Must Read