BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunKatër gjendje që tregojnë se sa i lidhur është njeriu për Allahun...

Katër gjendje që tregojnë se sa i lidhur është njeriu për Allahun dhe sa shumë e do Atë – Ibn Kajjimi

Katër gjendje që tregojnë se sa i lidhur është njeriu për Allahun dhe sa shumë e do Atë

Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan:

E para: Kur shtrihet për të fjetur; kur gjymtyrët e shqisat e tij janë të lira nga angazhimet, dhe zemra i përqendrohet në atë që e do (gjumin). Megjithatë, ai fle vetëm duke e përmendur Atë që e do shumë (Allahun) dhe zemrën e angazhon me Të..

E dyta: Kur të zgjohet nga gjumi. Gjëja e parë që i vjen në zemër (mendje) është përmendja e Atij që e do (Allahut). Pra, kur ai zgjohet dhe i kthehet shpirti në trup, e përmend Atë që e do, prej të Cilit e ka ndarë gjumi…

E treta: Kur të hyjë në namaz. Namazi e shpërfaqë gjendjen e njeriut dhe është peshore që e peshon besimin e tij. Pra, nëpërmjet tij peshohet besimi i njeriut, shpërfaqet realiteti i tij, sasia e afërsisë së tij me Allahun dhe sa është hisja e tij në të (afërsinë)…

E katërta: Gjatë vështirësive dhe tmerreve. Zemra, gjatë këtyre gjendjeve të rënda, e përmend vetëm Atë që e do më së shumti (Allahun), dhe strehohet vetëm tek i Dashuri i saj më i madh (Allahu)…”


(Ibën Kajjimi, “Tarik El-Hixhretejn” 1/306)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
/keshilla_te_dobishme

Must Read