Katër shenja të mbrojtjes nga Dënimi i Allahut
Makhuli –Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Katër gjëra, cilido i posedon, i ka në dobinë e tij; dhe tri gjëra, cilido i posedon, ato janë kundër tij (dhe do të jenë në dëmin e tij).
Katër gjërat janë: Falënderimi (Esh-Shukr), Besimi (El-Iman), Lutja (Ed-Dua) dhe Kërkim-falja (el-Istigfar).
Allahu i Lartësuar thotë:
“Përse t’ju dënojë Allahu juve, nëse e falënderoni dhe e besoni? Allahu është shumë i dijshëm dhe mirënjohës”.[En-Nisa (4): 147]
“Allahu ata nuk i dënonte, sepse ishe ti në mesin e tyre, dhe ata Allahu nuk i dënon derisa luten për falje”.[El-Enfal, (8) : 33]
Njashtu, Allahu i Plotfuqishëm, thotë:
“Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t’ju jetë i pandërprerë”. [El-Furkan (25): 77]
Sa u përket atyre triave, ato janë: Dredhia (El-Mekr), Kryeneçësia (al-Beg’j), Thyerja e premtimit (En-Nekth).
Allahu i Madhëruar, thotë:
“…E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin,…”[Fet’h (48): 10]
“…por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën…”[Fatir (35): 43]
Po ashtu, Allahu thotë:
“…O ju njerëz! Kryeneçësia është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja”.[Junus (10): 23]
[Tefsiri i Kurtubiut]
Burimi: www.islamifejaevertete.com