BallinaAKTUALEOpinioneKërkesë legjitime e jo radikalizëm i fesë

Kërkesë legjitime e jo radikalizëm i fesë


Kërkesë legjitime e jo radikalizëm i fesë

 

Në javën e kaluar pamë mijëra myslimanë të cilët kishin ardhur jo vetëm nga Prishtina, por edhe vendet tjera për ta falur namazin e xhumasë te sheshi mes Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës.

 

Shumë ishte folur për atë namaz xhumaje: se a thua do ta bllokojnë rrugën serish besimtarët mysliman apo nuk do ta bllokojnë? Fal Zotit rruga nuk u bllokua, ashtu siç edhe i kemi porositur e këshilluar organizatorët. Por, numri i pjesëmarrësve ishte edhe më i madh sesa herëve të kaluara. Sheshi në fjalë ishte përplot i mbushur. Unë kalova aty pari duke shkuar në xhaminë time që të fali xhumanë , ani pse shumë doja të jem bashkë me ta, e pse jo edhe t’ua fali xhumanë, por më duhej të jem patjetër në xhaminë time, ashtu që bile të paktën thash t’i përshëndeti e t’ua japi një selam. Aty pash njerëz nga i tërë vendi, bile kishte njerëz edhe nga Presheva e Ulqini.

 

Të gjithë rrinin qetë dhe pritnin fillimin e namazit. Në anën tjetër disa dhjetëra veta të veshura me të bardha mbanin rendin dhe i rregullonin safat-rreshtat. Kishin ardhur thuajse të gjitha mediat, sepse pritej një përleshje e supozuar në mes të besimtarëve dhe forcave policore, siç pati ndodhur një javë më parë. Jam shumë i sigurt se shumë njerëz, në veçanti ata që e urrejnë islamin dhe myslimanët mezi kanë pritur që të ndodh ndonjë incident, sepse ata donë ta gjejnë çfarëdo shkaku e ta përqeshin islamin dhe myslimanët. Por, kësaj radhe nuk u shkoi uji në mulli, sepse rruga nuk u bllokua, xhumaja u fal, mesazhi shkoi në vend, e besimtarët treguan një maturi dhe edukatë shumë të mirë siç edhe janë të porositur fetarisht.

 

Zaten ata kishin dal për ta paraqitur një kërkesë legjitime e jo për të shprehur radikalizëm, siç u cilësua nga disa antiislamikë. Kërkesën e besimtarëve për ndërtimin e një xhamie të madhe e përkrahën edhe zyrtarë të lartë qeveritar si dhe ata komunal, bile edhe ipeshkvi i Kishës Katolike të Kosovës, që na gëzoi, sepse ata kanë kuptuar hakun- të drejtën. Por, jo të gjithë përkrahën protestën, ani pse si kërkesë nuk mund ta kundërshtojnë, megjithatë nuk nguruan dhe i sulmuan myslimanët në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, duke mos e kursyer as kreun e BIK-ut. Tendenca është që kësaj kërkese legjitime t’i jepet karakter politik në njërën anë, ndërsa në anën tjetër të lidhet me radikalizmin e fesë apo të përshkruhet thjesht si punë inati për shkak të ndërtimit të katedrales.

 

Mirëpo të gjithë e dinë se asnjë nga këto nuk janë të vërteta, por e vërteta është se nevoja e kërkon që qyteti ynë ta ketë një xhami të madhe. BIK-u që pasluftës në vazhdim ka bërë kërkesë për një xhami të madhe, bile edhe atë para se të ndërtohet katedralja, por asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje. E njerëzit kanë vazhduar dhe vazhdojnë të falën në borë e shi. E krejt çka ka ndodhur tash është se kësaj kërkese i është bashkangjitur edhe shoqëria civile- xhemati ynë të cilët falën në shi e në borë. Asgjë më shumë nuk ka, njerëzit donë hapësirë për t’u falur, këtu nuk ka asnjë lloj elementi tjetër.

 

Mendoj se duhet ndërpriten protestat ngase mesazhi ka shkuar ne vend, komuna ka premtuar se do te bej zgjidhje. Ajo është ne kontakt te vazhdueshëm me BIRK−un, ndërsa ne deri atëherë  do te vazhdojmë te falemi ne natyre te hapur, por ska dert se jemi mësuar. Allahu na udhëzoftë te gjithëve e na qoftë ne hair. Amin.

 

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi: http://www.krenaria.com/

http://www.islamifejaevertete.com/

 

Must Read