BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimMendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

 

 

 

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

 

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El-Fawa’id, në kapitullin e titulluar “Burimet e të gjitha njohurive dhe veprimeve” shkruan: “Origjina e të gjitha njohurive të perceptuara dhe veprimeve të zgjedhura shtrihet në nocione1 dhe mendime. Dhe këto [nocionet dhe mendimet] kanë nevojë për imagjinim [fantazim] dhe imagjinimet ftojnë në dëshira [kërkesa], ndërsa dëshirat kërkojnë kryerjen e veprimeve. Përsëritja e mjaftueshme e këtyre veprimeve pastaj çon në formimin e shprehive.

Kështu që pastrimi i të gjithë këtyre hapave kërkon që të pastrohen nocionet dhe mendimet dhe prishja [çoroditja] e këtyre hapave vijues çon në prishjen [çoroditjen] e tyre [nocioneve dhe mendimeve].

Korrigjimi [pastrimi] i mendimeve mund të vijë vetëm duke pasur në mendje Krijuesin e Gjithësisë, duke u ngritur tek Ai, duke u vërtitur rreth kënaqësisë dhe dashurisë së Tij dhe me të vërtetë tek Ai, më Madhështori, qëndron i tërë përmirësimi. Tek Ai gjendet i tërë udhëzimi dhe me dhurimin e dhuntive të Tij qëndron e gjithë rruga e drejtë dhe ruajtja e robërve të Tij është çdo mbrojtje [e robërve të Tij]…”

Ai gjithashtu thotë duke vazhduar: “Dije që nocionet dhe pëshpëritjet çojnë në atë që pasohet nga aftësia e të menduarit. Mendimet pastaj i kthejnë ato [nocionet dhe pëshpëritjet] në përkujtim [tedhekur]. Mendimet i marrin ato dhe i kthejnë në dëshira [iradeh]. Dëshirat i marrin ato dhe i çojnë te gjymtyrët dhe veprimet. Këto pastaj bëhen të rrënjosura thellë dhe pastaj bëhen shprehi [të formuara plotësisht]. Kështu, largimi i tyre [nocioneve dhe pëshpëritjeve] që nga fillimi është më lehtë sesa të ndërpriten pas zhvillimit të fuqisë dhe përkryerjes.”

Një faqe më pas ai thotë: “Kështu që kur i zmbraps nocionet që të vijnë [në zemër ose mendje], do të kesh triumfuar mbi çdo gjë që vjen pas saj. Dhe nëse i strehon ato, do të bëhen mendime që bredhin, të cilat do të konsumojnë dëshirat e personit. Pastaj, dëshirat dhe mendimet së bashku do të inkurajojnë shfrytëzimin e gjymtyrëve [veprimi]. Nëse gjymtyrët nuk përdoren, ato [dëshirat dhe mendimet], do të kthehen prapa te zemra me dëshira dhe epshe që ta çojnë në drejtimin e duhur [kryerjen e veprimit].

Është e njohur që pastrimi [korrigjimi] i nocioneve [që kalojnë nëpër zemër ose mendje] është më i lehtë sesa pastrimi i mendimeve dhe pastrimi i mendimeve është më i lehtë sesa pastrimi i dëshirave, ndërsa pastrimi i dëshirave është më i lehtë sesa pastrimi i çoroditjeve në veprime dhe pastrimi [i çoroditjes në veprim] është më i lehtë sesa ndërprerja nga [krijimi] i shprehive.

Prandaj, shërimi më efektiv është që ta angazhosh vetveten me mendime nga të cilat ke dobi, duke iu kundërvënë asaj nga e cila nuk ke dobi, sepse të menduarit rreth asaj çfarë nuk ke dobi, hap derën e çdo ligësie.

Ç’nënkupton kjo? Pra, çfarëdo mendimi, nocioni ose ideje që kalon nëpër mendjen tënde, ato eventualisht do të çojnë me shprehje në veprim. Kjo shprehje eventuale në veprime do të jetë e lidhur drejtpërdrejt me natyrën e mendimeve, nocioneve dhe ideve fillestare. E mira për të mirën, e liga për të ligën.

Për më tepër, korrigjimi që në fillim të këtyre hapave – e cila është faza kur këto mendime dhe veprime ndodhin në mendjen dhe zemrën tënde – është më lehtë sesa të largohesh nga një shprehi. Sepse një shprehi është rezultat eventual i të gjithë këtyre hapave, nëse një person i lejon që të zhvillohen vazhdimisht.

Sepse një mendje e shëndoshë dhe e pastër është ajo e cila ku vetëm mendimet e dobishme ndeshen dhe të gjitha mendimet e liga zmbrapsen. Duke e angazhuar mendjen me vetëm ato mendime dhe ide që janë të ndërlidhura me çdo gjë që është e dobishme, një person i mban veprimet e tij ose të saj të kontrolluara.

Një mendje që ka vetëm mendime të mira, çon në veprime të mira dhe të dobishme. Është një mendje e shëndoshë dhe e pastër. Pasja e mendimeve dhe nocioneve të këqija e ekspozon njeriun nga rreziku i shprehjes së jashtme të këtyre mendimeve në veprime, duke çuar në veprime të çoroditura dhe krijimi i shprehive që pastaj vështirë do të largohen. E tëra fillon me atë që kalon nëpër zemrën dhe mendjen tënde. Kujdesu në këtë fazë sepse është më së lehti!

Pra, kjo është një porosi e thjeshtë në këto fjalë të vlefshme.

 

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja Meriton Muriqi

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

http://www.healthymuslim.com/

Must Read