Kërkoj ndjesë!

 

Kërkoj ndjesë!

 

Selman El-Audeh

“Drejtuar taksitit, me të cilin nuk u pajtova në lidhje me vlerën e rrugës dhe vazhdoi pa marrë shperblimin e tij, Të kërkoj ndjese miku im, shpresoj që keqardhja ime të mbërrije tek ju deri atje në Marokun e largët.

Jo vetëm që Profeti (a.s.) nuk u mjaftua duke nxjerrë barkun e tij për te kërkuar falje dhe për ti lejuar të tjerët të merrnin hak, por tha: “O Allahu im, cilindo besimtar që e kam ofenduar, ktheja atë në pastrim për mëkatet e tij”… Omeri në podium kërkoi falje për shkarkimin e Khalid bin Walid nga drejtimi i ushtrisë.
Shumë kohë para tij, ishin vëllezërit e Jusufit (Jozefit), të cilët thanë: “O babai ynë! Të kërkojmë falje për fajet tona, ne ishim mëkatarë…”

Kërkimi i faljes eshte një kulturë globale .. Perandori i Japonisë .. Nikson .. Klinton .. i kërkuan ndjesë popujve të tyre “

Ndërsa popujt arab kujtohen të kerkojnë ndjesë me fjalët “Më në fund ju kuptova” vetëm atëhere pasi ai e ka kuptuar që po mbytet” Madje këtu ne sinjalistikën rrugore lexojmë “Kerkojmë ndjesë për shqetësimin”
E bukur është të kërkuarit ndjesë por e dhimbshme kur e rihap plagën dhe kthehesh në të njëjtin gabim.

Gjatë viteve kam kuptuar se te kerkuarit ndjese nuk ta hedh poshtë prestigjin. Me e bukura keqardhje është ajo që del në pozitën e pushtetit… duke i kërkuar ndjesë femijes tënde, gruas tende, studentit tënd, punëtorit tënd, popullit tënd,.. ti kërkosh ndjese vetes tënde.

“Me trimeri del sportisti për ti kërkuar falje kolegut te tij, apo presidentit te klubit, duke i kërkuar falje sportdashësve të tij. Por ka edhe karrige të tilla që rriten dhe ngrihen duke qendruar mbi të kerkuarin ndjesë….Shiu vjen dhe merr jetën e atyre që janë më të dobët ndersa ai i cili ulet në fronin e përgjegjësisë i mungon guximi për të pranuar…Mos harroni vështirësitë e popullit palestinez dhe pengesa të tjera ndër vite pa asnjë shkelës apo përgjegjës, ndersa populli duhet të mbajë gabimet pa bërë asnjë fjalë. “

Të kerkoj falje ty, o Zot, për çdo situate që më ke gjetur duke qendruar larg roberve të tu duke harruar që ti je duke më parë me shikimin tënd nga i cili s’shpëton asgjë.

Të kërkoj ndjesë o babai im që befas u largove pa të përshëndetur dhe që s’isha dot ai djalë që ti deshe që unë të bëhesha.
Të kërkoj ndjesë ty nena ime, për ato pritjet e gjata pas dere se kur do të kthehesha dhe për ç’do herë që kam ardhur vonë.
Të kerkoj ndjesë ty o i vogli im, tek rritesh papritur ndersa unë jam larg teje.
Të kërkoj ndjesë gruaja ime, per ato herë qe ke pritur gjatë ndonje fjale te embel, por qe gjumi te ka marre zemerthyer.

“I kërkoj ndjesë atij njeriu që i tunda dorën ne shenjë keqardhje për bllokimin e rrugës me makinën time, këtu ndjej se duke tundur dorën nuk ishte e mjaftueshme. I kërkoj ndjesë atij khatibi, për të cilin besova atë që i atribuohej atij dhe pastaj kam kuptuar se fjalët ndonjëherë vijnë lakuriq … Me vjen keq për mësuesin tim, i cili më mësoi shkronjën e parë dhe më pas unë u rrita pa i thënë atij faleminderit… me vjen keq për nxënësin tim, të cilit nuk i besova justifikimit te tij, para njëzet viteve duke e nxjerre ate nga klasa edhe atij tjetrit i cili me takoi plot dashamirësi, por që gjeti ftohtësi në pritjen time…Policit te cilit i ngrita zërin ndersa isha në burg.. Mikut tim të cilin nuk munda ta ndihmoj.. Për çdo fjale që kam thënë pa e peshuar mirë… Për punët që kam bërë pa u menduar… I kërkoj ndjesë atij të riu që pikpamjet e mija nuk ishin brenda ambicieve dhe aspiratave të tij. Kërkoj ndjesë që jam vonuar në kërkimin e faljes, por është më mirë të kërkosh të falur se sa të mbash peshën e gabimeve në zemër.

Ndjej keqardhje për çdo më vjen keq që kam thënë e cila është jashte trekëndëshit te pendimit, vendosmërise se korrigjimit dhe llogaridhënies…

Edhe një herë .. te kërkoj ndjesë, miku im, shofer taksie.”

 

El-Bejan

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read