BallinaPraktikaMorali dhe EdukataKëshillë të riut që kupton

Këshillë të riut që kupton


Këshillë të riut që kupton

 

Vëlla i nderuar… Shpresoj ta lexosh këtë shkrim me shpirtë të qetë, ashtu siç kam vepruar unë, larg emocioneve dhe marrjes së ndonjë qëndrimi negativ para se ta përfundosh së lexuari, sepse i mençur është ai i cili dëgjon e në fund konkludon! Ndodhë që ndonjëri prej nesh të bëj disa vepra, i nxitur nga epshi, pa mos menduar thellë për pasojat që mund të rezultojnë. Prej atyre veprave është kontaktimi me gjininë e kundërt. Për këtë i themi këtij të riu që të ndalet në një çast dhe të shikojë në dritë veprën e tij: Vajza me të cilën kontakton është prej individëve të shoqërisë tënde, e kjo do të thotë se ti i ndihmon shkatërrimit të asaj shoqërie për të kënaqur epshin tënd, edhe pse prej teje si bir i Islamit kërkohet që të luash rolin e përmirësuesit. Apo mos dëshiron për shoqërinë tënde degjenerimin? E reja me të cilën kontakton, nxit për të bërë amoralitet, apo ndoshta edhe keni bërë, por dije se në të ardhmen nëse ajo nuk është bashkëshortja jote do të jetë bashkëshortja e ndonjërit prej të afërmve tu apo e ndonjërit prej muslimanëve, ashtu siç mundet që vajza e cila ka kontaktuar me ndonjë të huaj të jetë bashkëshortja jote në të ardhmen, që të jetë kjo sprovë dhe dënim për ty nga ana e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Të këqiat (gra ose fjalë) janë për të këqinjtë”(En-Nur 26).

 

Degjenerimi i femrës do të thotë degjenerim i tërë shoqërisë, fatkeqësi që mund ta fillosh e ta ndihmosh ti dhe të mbarojë në familjen tënde. Vajza që sot degjenerohet prej teje ose ndokujt tjetër mund të jetë shoqe e bashkëshortes tënde, motrës tënde apo ndonjë të afërmes tënde e pastaj ajo të ndikojë tek ato për shkak se të gjitha janë pjesë e pandashme e shoqërisë. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] na e ka tërhequr vërejtjen nga ky rrezik duke thënë: “Keni frikë dunjanë dhe gratë, se sprova e parë e israilëve kanë qenë me gratë” (Transmeton Muslimi)

 

Nëse një vajzë dëshiron të ketë lidhje të paligjshme (haram) me ty, atëherë ç’faj ka familja e saj që t’ua nxishë nderin? Dëshira e saj nuk është arsye për armiqësimin e tërë familjes. Me fjalë tjera, nëse ndokush mban lidhje të paligjshme me ndonjërën prej familjes tënde e pastaj kjo gjë del në shesh, a mjafton arsyetimi i këtij personi për cenimin e nderit të familjes të thotë: “Ajo më propozoi!?”. Po të përmendë rastin e një të riu icili erdhi te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] dhe i tha atij: “Më lejo që të bëj prostitucion (marrëdhënie të paligjshme jasht martesës)”. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] i tha: “A e dëshiron të njejtën për nënën tënde, bijën, bashkëshortën, hallën dhe tezën tënde?” Ai tha: “jo o i dërguari i All-llahut”. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] tha: “As të tjerët nuk e duan këtë për bijat, motrat, hallat dhe tezet e tyre”. (Transmeton Ahmedi nga Ebi Umame)

 

Nëse të bie të zgjedhësh vdekjen apo cenimin e nderit, si do të kishe vepruar? Atëherë si i lejon vetes të marrësh nderin e huaj nëpër këmbë? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: “Kush vritet duke mbrojtur familjen e tij, është dëshmorë” (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, sahih)

Si ndjehet ai i cili jeton së bashku me ty në një shoqëri e ti prekë nderin e tij? A të mjafton të jesh i pandershëm një herë, dy apo tri herë, apo djalli dëshiron shkatërrimin tënd? Pandershmëria nuk ndalet lehtë. Ata vazhdojn si zinxhirë dhe kjo paraqet rrëshqitje të rezikshme në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “ Shejtani është armiku juaj, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit” (Fatir 6)

 

Kam dëgjuar një fjalë të urtë që thotë: “Shpërblimi apo dënimi është i lidhur me llojin e punës, e ti a je i gatshëm që të sprovohesh në nderin tënd, qoftë tani apo më vonë për t’i kënaqur epshet tua? Nëse thua: Do të pendohem para se të martohem, apo para se të më lindë vajzë!, të pyes: Kush të garanton se All-lahu [subhanehu ve teala] ta pranon pendimin me këtë qëllim e nuk të sprovon? All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ndëshkimi i të keqes, bëhet me një të keqe në të njejtën masë” (Esh-shura 40)

Mos harro se edhe ti ke nënë, motër, bashkëshorte, bijë, vajzë të hallës e të tezes, pra ruaji dhe ki kujdes!”

Imam Shafiu [rahimehullah] thotë: “Zinaja (prostitucioni) është borxh që nëse e merr prej ndokujt, e kthen me nderin e familjes”. Njerëzit ndahen në dy grupe: në përmirësues dhe shkatërrues. Në cilin grup do ta antarësosh veten? All-llahu [subhanehu ve teala] e ka ndaluar çrregullimin. Ai thotë në Kur’an: “Mos bëni çregullime në tokë pas rregullimit të saj” (A’raf 56)

Si do të ishe ndier nëse duke bërë amoralitet rastisin prindërit e tu, vëllezërit, shokët që të kanë dashur e besuar, armiqtë që ta duan të keqen e më në fund tërë njerëzit dhe të shohin në atë gjendje? E ç’mendon sikur të ishe larg syve të tyre, në vend të sigurtë, ku megjithatë syri i All-llahut [subhanehu ve teala] të sheh? A nuk mendon për atë ditë kur do të dalësh para All-llahut [subhanehu ve teala] në tokën e ringjalljes? Nëse je i mençur dhe i fuqishëm e ke mundësi të luash me nderin e muslimanëve pa mos ditur njerëzit për veprat tua, ç’mendon për ajetin kur’anor: “Mos mendoni se All-llahu është i paditur e i pavëmendshëm për atë që bëjnë zullumqarët, por Ai u jep atyre kohë deri në një Ditë kur sytë do të zgurdullohen prej tmerrit” (Ibrahim 42)

 

A mendon se mosdija e njerëzve për veprat e tua është nder prej All-llahut? Mos u mashtro se mund të jetë shkallëzim në zjarr dhe për ta takuar All-llahun duke i bërë ato vepra, e atëherë: Kush vdes në një gjë do të ringjallet në po të njejtën gjë. (Silsiletu-sahihatu 282)

Pastaj nëse llogarisim se All-llahu t’i ka mbuluar të këqijat, a nuk turpërohesh prej Tij? A nuk pendohesh? Deri kur do të vazhdosh në mëkate? Fundi i rrugës së jetës tënde është vdekja.” Atëherë çdokush do të paguajë çfarë ka fituar…” (Bekare 281)

 

A ke mundësi që ta ndërrosh këtë realitet, këtë rrugë që e ndjek çdonjëri? Atëherë përse nuk përgatitesh për vdekjen, varrin e tmerrin e tij, urën e Siratit e rrezikun e saj? Dije se do të vdesësh i vetëm, do të ringjallesh i vetëm dhe do të japësh llogari i vetëm. Transmeton Buhariu në Sahihun e tij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Mbrëmë më erdhën dy njerëz të panjohur dhe më thanë: Nisu!”. Pastaj përmendi rastin derisa arriti te fjala e tij: Arritëm afër një objekti që dukej si furrë. Aty dëgjoheshin zëra dhe klithje e ne shikuam në të. Kur ja, në të pamë burra e gra të zhveshura, u vinte flaka nga poshtë. Çdoherë që u vinte flaka kërcenin sa që nuk dilnin (nga furra)”. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] i pyeti melekët për ata njerëz e ato iu përgjigjën: “Ata burra dhe gra të zhveshura janë lavirët dhe laviret”.

Nëse thua nuk mund të martohem për shkak kushteve të vështira, atëherë zgjidhja nuk është në ndjekjen e rrugës së haramit. Ecja jote rrugës së haramit duke u ballafaquar me vështirësi dhe duke harxhuar mund, pasuri e mendime e për këtë dënohesh e nuk shpërblehesh, mund zëvendësohet me ndjekjen e rrugës së hallallit ku ke vështirësi po ashtu, por në këtë rrugë shpërblehesh. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]thotë: “Allahu ia ka bërë obligim vetes t’u ndihmojë tre njerëzve, prej tyre përmendi: “Atij që dëshiron të martohet për tu mbrojtur nga zinaja (prostitucioni)”. (Tansmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu. Albani thotë hadithi është hasen)

 

Ç‘farë je duke zgjedhur? Të marrurit me ndonjë vepër e shtyn njeriun që ta dojë atë vepër dhe të thërrasë në të. Për këtë shkak ekziston frika për atë që bën amoralitet që ta tolerojë çderimin edhe në familjen e tij e me këtë të bëhet DEJUTH (Ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet, populli jonë e njeh këtë shprehje si: Dejuz). Eshtë vërtetuar se Pejgamberi ka thënë: “Allahu nuk do të shikojë Ditën e Kijametit në tre njerëz: Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe dejuthin”.

Vëlla musliman… femra me të cilën mban kontakt të paligjshëm ndodhë që të jetë e martuar, a e din se me këtë vepër ke bërë një krim të madh andaj, jo vetëm në nderin e femrës por edhe në nderin e bashkëshortit të saj. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: “Nuk është prej nesh ai që degjeneron gruan e martuar”. (Transmeton Ebu Davudi)

Pastaj ke prekur edhe nderin e fëmijëve nëse ajo ka fëmijë. Çfarë faji kanë ata që ti ndyhet nderi i tyre e të ndahen prindërit e tyre e më pas të devijojnë në jetë? Për të gjithë këtë përgjegjës je ti. A ke ndonjë arsye para All-llahut [subhanehu ve teala]?

 

Në fund shpresoj të mos jesh prej atyre për të cilët All-llahu ka thënë: “Dhe kur i thuhet atij: Kij frikë All-llahun; ai udhëhiqet nga arroganca (krenaria, mospërfillja) në krime të mëtejshme. Kështu, për të është i mjaftueshëm Xhehenemi”. (Bekare 206)

Pra kthehu tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe dije se pendimi i anulon (i fshinë) mëkatet e të kaluarës shpejto nga pendimi i sinqertë para hyrjes tënde në varr dhe para se të parashtrohesh në pyetje për veprat e tua. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Por kushdoqë pendohet pas krimit të bërë dhe kryen vepra të mira e të drejta (duke iu nënshtruar All-llahut) atëherë sigurisht All-llahu do ta falë atë (do t’ia pranoj pendimin). Pa dyshim që All-llahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë” (Maide 39)

Po ashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Thuaj : O robët e mi që keni kaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe)! Mos i humbni shpresat nga mëshira e All-llahut, vërtet All-llahu i falë të gjitha mëkatet. Ai gjithnjë është Falës i Madh, Mëshirëplotë. Dhe kthehuni me pendim e përkushtim me besim të vërtetë te Zoti juaj…” (Ez-zumer 53/54)

Vëlla i ri. Shfrytëzoje rininë tënde para pleqërisë, jetën para vdekjes dhe përdore mençurinë tënde për dobinë e Islamit e muslimanëve, për ngritjen e flamurit të kësaj feje të pastër.All-llahu të bëftë udhëzues, prijës në të mirë dhe të vërtetë, e të gjithë neve na furnizoftë me moral të pastër dhe devotshmëri.

 

 

Përktheu: Fatmir Idrizi, Kavajë

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Must Read