Këta persona do të vazhdojnë të jenë të urryer nga tjerët:
- Ai që hidhërohet shpejt dhe nuk fal;
- Ai që nuk di ta shfaqë dashurinë dhe nuk e shfaqë në vendin e duhur;
- Ai që e ka gjuhen e fëlliqur dhe nuk shpëton nga ofendimet e tij askush;
- Vepërkeqi dinak, nga i cili nuk shihet hajr;
- Ai i cili shiret si modest, kurse modestia nuk është cilësi e tij;
- Mëkatari inatçor;
- Koprraci lakmitar;
- I dituri që krenohet me diturinë e tij;
- Ai që shtiret si i devotshëm, duke deshiruar me këtë shpërblime të kesaj bote;
- Ai që e lavdëron veten me gjëra që nuk i ka;
- Ai që i abuzon dhe keqtrajton njerëzit e dobët.
Burimi:
Libri: “Mos u hidhëro”
Autor: Aid el-Karni
Shtëpia botuese: “NUN”