Vlera e gruas në Islam!
Para se të flija një natë u ktheva ka gruaja ime dhe e shikoja atë duke fjetur.
Dhe thash në vetmi…
E gjora pasi që ka jetuar me familjen e vet erdhi që të flejë tek një burrë i huaj për atë…
E la shtëpinë e prindërve, përkëdheljen e prindërve dhe e la rehatin e familjes…
Dhe erdhi te një burrë i cili e urdhëron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja.
Ajo i shërben atij në gjërat që e kënaqin Zotin e Madh dhe burrin e saj…
Pastaj e pyesja veten…
Si munden disa burra ti godasin gratë e tyre me mizori kurse ato i lanë familjet e tyre për burrin e tyre.!
Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër restorante dhe të han e të pinë e të mos ju interesoj gjendja e familjes në shtëpitë e tyre.!
Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë më shumë se sa brenda shtëpisë.!
Si mundin disa burra ti bëjnë shtëpitë burg për gratë e tyre dhe mos të dalin kurrë me to për shëtitje e dëfrim.!
Si munden disa burra ti bëjnë grat e tyre tua ngushtojnë zemrat e tyre dhe tua mbushin sytë me lot.!
Si munden disa burra të udhëtojnë dhe ti lënë gratë dhe fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta.!
Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pas grat e tyre të pastërta në shtëpitë e tyre të cilat i presin me padurim tu kthehet burri i tyre.!
Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia për të cilën do të pyeten Ditën e Gjykimit.!
Si munden disa burra ti shikojnë gratë e tyre duke punuar dhe duke i furnizuar ata dhe ata në shtëpi të han dhe të pinë pa gajle.!
Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojnë të quhen burrë ose babë sepse ky epitet është i shenjtë, kurse ata e flliqën me veprat e tyre.
Aid el- Karni