BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeKordova, kishte 600 xhami

Kordova, kishte 600 xhami

 

Kordova, kishte 600 xhami

 

El-Hakam (796-822 e.r.) ishte nje sundues tolerant qe respektonte keshilltaret e tij dhe e donte te mesuarit. Ai jo vetem qe e zgjeroi xhamine e madhe te Kordoves, por ishte gjithashtu pergjegjes per themelimin e universitetit te pare ne Andaluzi:

Keshtu kur universitetet e para moderne te verteta u ngriten ne pjesen tjeter te Evropes, edhe pse mund te mos ishin ne dijeni te trashegimise se tyre intelektuale, eshte megjithate e sigurte qe ato  i kishin paraardhesit e tyre ne Universitetin Nizamijeh dhe Bejt el-Hikmeh ne Bagdat, Akademine e Kordoves dhe Karavijani ne Fes.

Kordova keshtu u  be qendra me e madhe e mesimit ne Evrope ne nje kohe kur pjesa tjeter e kontinentit ishte e zhytur ne injorance, dhe ne lulezimin e saj Kordova ishte qarte nje nga çudite e botes. Duke cituar nje shkrimtar te mehershem, Lane-Poole shkruajti:

Kordoves i perkasin te gjitha bukurite dhe stolite qe kenaqin syrin dhe verbojne shikimin. Vargu i saj i gjate i sulltaneve formojne kuroren e lavdise; nga varesja e saj varen perlat te cilat poetet e saj i kane mbledhur nga oqeani i gjuhes; veshja e saj eshte banderola e te mesuarit, e mire-thurur se bashku nga njerezit e saj te shkences; dhe mjeshterit e çdo arti e industrie jane palet e rrobes se saj.

Kur Kordova ishte ne kulmin e lulezimit te saj (shek. i 9te dhe 10te) ishin me se 200,000 shtepi ne qytet pergjate me gjashteqind xhamia, nenteqind dushe publike, pesedhjete spitale dhe disa tregje te medha te cilat plotesonin nevojat per te gjitha deget e tregetise, duke perfshire 15,000 endes:

Ju mund te ecnit permes rrugeve per dhjete milje ne nje drejtim naten, dhe gjithmone te kishit driten e llambave t’ju drejtonte rrugen. Shtateqind vjet me vone kjo akoma do te ishte nje inovim ne Londer dhe Paris, siç do te ishin rruget e shtruara.


Burimi: www.Kohaislame.com

Referenca:

T.B. Irving, “The Falcon of Spain,” 1973. 
P. de Gayangos, “Muhammadan Dynasties in Spain,” Vol. II, 1840.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read