BallinaAKIDEAkide të ndryshmeKujdesu për gjënë më të shtrenjtë

Kujdesu për gjënë më të shtrenjtë

Kujdesu për gjënë më të shtrenjtë

Si shkak i moskujdesjes ndaj gjërave që na dobësojnë besimin dita-ditës jemi duke i dobësuar raportet tona me All-llahun s.v.t. Siç dihet All-llahu na ka dhënë shumë të mira në këtë botë ,disa prej tyre i dijmë dhe i përjetojmë e disa nuk i dijmë. All-llahu thotë:”Nëse mundoheni t’i numëroni të mirat e All-llahut nuk do të mundeni kurrë”.

Gjëja më e vlefshme që All-llahu ia ka dhënë njeriut është besimi i tij ,kjo nuk llogaritet me asnjë nga sendet e kësaj dunjaje çfardo qoftë ajo, pozitë apo qoftë me peshë ajo, pra ke kujdes o vëlla. Shejtani i mallkuar nuk është i qetë ndaj kësaj gjëje që e ke ti, andaj ai me të gjitha forcat që i posedon mundohet të ta humbë këtë mirësi duke përdorur mjete të ndryshme.Duhet ti njohim se cilat janë ato shkaqe që po na pengojnë rritjen e besimit tonë,kur dihet se në gjeneratat e mëhershme kjo dukuri me këtë intenzitet nuk ka qenë ,nuk ka qenë punë diskutimi namazi, por ka qenë diskutim se kush po jep ma shum sadaka, kush po falë shumë nafile etj.

Shkaqet që i përdor shejtani janë shumë,por ne do t’i përmendim disa:

Shpirti i cili të nxitë në punë të këqija dhe siç është reale në kohën tonë ku ushqimi ë shpirtit me gjëra të këqija është bërë reale, nuk ke nevojë ta kërkosh këtë pasi në çdo vend e ke ,pra ke kujdes se me çka po e ushqen shpirtin tënd. Në lidhje me këtë All-llahu ka thënë, kur tregon për Jusufin (as.) të cilin, kur e ka thirrur gruaja e mbretit për marëdhënie intime (për amoralitet), se si iu përgjigj Jusufi (a.s):”Me të vërtetë shpirti thërret nga e keqja”,pra kujdes se si po e ushqen shpirtin tend!

Të lidhurit për dunja- sot në këtë kohë shumë njerëz janë dhënë pas dunjaje dhe e kanë harruar botën tjetër dhe punojnë për dunja sikur të jetojnë përgjithmonë dhe punojnë për botën e ardhme sikur do të jetojnë një kohë të shkurtër. Për këtë arësye All-llahu na ka treguar që mos të lidhemi pas kësaj dunjaje ngase po të kishte vlerë te All-llahu do t’ia jipte këtë Muhammedit s.a.v.s. dhe robërve të Tij të mirë ,se me çdo send të mirë më së pari është stolisur me të Muhammedi s.a.v.s., mirëpo siç dihet, si transmeton Aishja e cila thotë se nuk është ngrënë bukë tri ditë rend në shtëpinë e pejgamberit s.a.v.s. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse kjo botë do të kishte vlerë sa krahu i mizës, All-llahu nuk do t’i lejonte pabesimtarët te hanë e as të pijnë në të”,ngase ajo që është e vlefshme s’kanë pjesë ata që janë të pavlefshëm ,pra Xhenneti është i vlefshëm, për këtë pabesimtarët nuk kanë vend në të.Në lidhje me këtë thonë dijetarët :“Koka e çdo sherri është dashuria ndaj dunjasë”.

3)Aktiviteti shejtanëve nga njerëzit dhe xhindët – të cilët me tërë fuqinë që kanë mundohen të përhapin helme apo të futin dyshime në Fenë e All-llahut s.v.t. që besimtarët ta humbin bindjen në All-llahun s.v.t.

Përdorin metoda të ndryshme si media e gazeta të ndryshme vetëm për ta prishur Fenë e All-llahut! Kush e prishi moralin e popullit tonë përveç se këta ,moralin me të cilin jemi mburrur, ndërsa tani jemi bërë të hyjmë nëpër skuta të ndryshme duke u fshehur nga turpi që na ka goditur! All-llahu na permirsoftë. Këta janë ata që e futën propagandën se shamija e vajzës që e vendos në kokën e saj është prapambeturi ,këta janë ata që na zbuluan motrat dhe nënat tona ,pra dijeni o vëllezër se shejtani është betuar së bashku me ushtrinë e tij se kanë t’i humbin njerëzit nga rruga e drejtë, këtë shejtani ia ka thënë edhe All-llahut, se të gjithë robët e Tu kam me i dërguar në humbje përveç robërve të Tu të sinqertë . Ky dhe ushtria e tij është duke ia bërë të vështirë të riut namazin ,vajzës së re shaminë e saj. All-llahu svt. ka thënë:”Me të vërtetë shejtani është armik i juaji ,pra merreni atë si armik’’, pra o njeri All-llahu po të tregon se je në armiqësi të vazhdueshme me shejtanin dhe ushtrinë e tij ,pra mos rri në pakujdesi ndaj këtyre armiqëve se do të humbësh. Mos i merr gjërat e këqija si të vogla ngase duke thënë se kjo e vogël e kjo vogël ka bërë sot që muslimanët me emër ta luftojnë Islamin ndërsa shejtani dhe ushtria e tij shikojnë . Prap të them , dije o njeri se gjënë më të shtrenjtë e ke, pra degjo se çka thotë një dijetar në lidhje me këtë: “Shembulli i muslimanit sot është sikurse shembulli i një njeriut që ia ke dhënë një kuti që brenda saj ka diç shumë të vlefshme , dhe i ke thënë merre këtë kuti dhe dërgoja filanit , kurse ky gjatë rruges nga pakujdesia e tij luan me të, sepse nuk e din se çka ka brenda dhe e humb e kur të arrit te ai person që ka pasur me ia dërguar atë , ai i tha : “a ma solle amanetin që ta dha shoku im” ,tha ky: ”kam pasur shumë peshë të rëndë me veti e më paska humbur” ,i thotë ky : ”a je i vedijshëm se çka ke humbur?! Nëse do t’i kishe humbur të gjitha këto, do t’ishte më mirë se kjo!” dhe i thotë: “a e din se në të ka pasur margaritarë shumë të çmueshëm?!”, ky çuditet dhe thotë: ”të kthehem ta marr?!”, mirëpo ky nuk ka mundësi se ai është tani para All-llahut dmth. ka vdekur.

Shkaqet që na mundësojnë ta ruajmë besimin tonë janë dituria mbi All-llahun. Si ke mundësi o njeri të keshë besim të fortë ,të mbeshtetesh në All-llahun kur ti nuk ke njohuri për All-llahun ,nuk din se çfarë fuqije ka, çfarë cilësi ka?! etj. A nuk është turp që një njeri ti thotë vetes musliman,e shehadetin nuk e din! Si ka mundësi ky të ketë besim të forte?!

Të kuptosh se kjo botë është e kalueshme-mendo o njeri se ku janë ata persona që kanë qenë para teje dhe mendo se edhe ti do të shkosh tek ta .

Të lexuarit e historisë së burrave të parë te mirë si: jetën e pejgamberit s.a.v.s. jetën e Ebu Bekrit,Omerit etj.,mirëpo për fat të keq fëmijët e muslimanëve nuk i njohin këta burra të mëdhenj, ndërsa kur t’i pyesish për emra të lojtarëve edhe prejardhjen ua dijnë.

Të shoqëruarit me besimtarët , të afruarit te All-llahu me ibadete etj.

E lusim Allahun që të na ruaj këtë nimet (begati) të madh.

Përshtati: Blerim Paci

Must Read