BallinaAKIDEAkide të ndryshmePËRSE ZOTI E KRIJOI NJERËZIMIN?

PËRSE ZOTI E KRIJOI NJERËZIMIN?

PËRSE ZOTI E KRIJOI NJERËZIMIN?

Nga këndvështrimi i njerëzimit, pyetja “Përse Zoti e krijoi njeriun?” nënkupton “Për çfarë qëllimi është krijuar njeriu?” Në shpalljen e fundit, kësaj pyetjeje i është dhënë përgjigje pa kuptim të dyfishtë. Në të Zoti u tregon njerëzve se çdo njeri ka lindur me vetëdijen e brendshme dhe të natyrshme mbi Zotin (me besimin në Zot). Në kaptinën el-A’ raf, Allahu thotë: “(Përkujtoni) edhe kohën kur Zoti yt bëri që të lindë nga bijtë e Ademit, nga kërbishtja e tyre farën e tyre (ose nga kërbishtja e Ademit sollëm pasardhësit e
tij) dhe i bëmë ata të dëshmojnë për veten e tyre (duke u thënë Ne atyre): “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, pa dyshim edhe ne dëshmojmë!” (Kjo) që të mos thoni në Ditën e Ringjalljes: “Në te vërtetë ne nuk e kemi ditur këtë.” Apo që të mos thoni: “Vetëm baballarët tanë kohë më parë morën të tjerë si
të barabartë në adhurim përkrah me Allahun dhe ne jemi thjesht pasardhësit e tyre. A do të na shkatërrosh atëherë ne për shkak të veprave të njerëzve që punuan Al-Batil (politeizëm, krime, mëkate duke adhuruar të tjerë përkrah e përveç Allahut)?” (Ar’af 7; 172-173)
I Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka shpjeguar se kur Allahu e krijoi Ademin, Ai mori prej tij besën në vendin e quajtur Na’maan, në ditën e 9-të,27* të muajit të 12-të. Ai, pastaj nxori prej Ademit të gjithë ata që do lindin deri në fund të botës, gjeneratë pas gjenerate, dhe i shpërndau para Tij që të marrë edhe prej tyre besën. Ai u foli atyre, përballë secilit, duke i bërë ata të dëshmojnë se Ai është Zoti i tyre.

Prandaj, çdo njeri është përgjegjës për besimin në Zot, që është i vulosur në gjithsecilin shpirt. Mbështetur në këtë besim të lindur, në kapitullin Dharijat Allahu e ka definuar qëllimin e krijimit të njerëzimit kështu: “Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për asgjë, vetëm se të më adhurojnë.” (Dharijat 51; 56).28*

Kështu, qëllimi i qenësishëm për të cilin është krijuar njerëzimi është adhurimi i Zotit. Megjithatë, Gjithëfuqishmi, nuk ka nevojë për të qenë i adhuruar nga njerëzit Ai nuk i krijoi njerëzit nga shkaku se kishte nevojë për ta. Nëse asnjë njeri i vetëm nuk do ta adhuronte Zotin, në asnjë mënyrë nuk do të pakësohej Madhështia e Tij, dhe po qe se të gjithë njerëzit do ta adhuronin Atë, në asnjë mënyrë nuk do ta shtonin Madhështinë e Tij. Zoti është i Përsosur. Ai ekziston vetë pa nevojën e askujt. Të gjitha krijesat njerëzore kanë nevoja. Prandaj njerëzimi është ai që ka nevojë për adhurimin e Zotit.

Dr. Ebu Aminah Bilal Philips
25 Sahih Muslim, vëll. 1, fq. 77, nr. 242&243.
26 Ibid., vëll. 1, fq. 77, nr. 244 dhe Sahih el-Buhari, vëll. 4, fq. 320, nr. 496.

27 E njohur si Dita e Arafatit.
28 Shënuar nga Ahmedi dhe vërtetuar në Silsilah el-Ahadith es-Sahihah,
vell. 4, fq. 158, nr. 1623.
29 Xhinët janë klasë e qenieve të arsyeshme e të padukshme, të cilat
Zoti i krijoi nga elementi i zjarrit. Atyre Zoti u ka dhënë vullnet të lirë,
sikurse njerëzve. Kështu, disa janë besimtarë të drejtë dhe të tjerët janë
jobesimtarë të këqij. Të ligjtë ndër ta emërohen zakonisht si demonë,
shpirtra të këqij, djaj etj.

Must Read