Kujt duhet ti jepet më tepër përparësi, frikës apo shpresës?
Në këtë çështje ka më shumë se një thënie, prej tyre mund të përmendim:
1- Kanë thënë:- Duhet që ke njeriu të anoj më tepër ana e frikës, në mënyrë që kjo ta shtyjë për t’iu bindur Allahut dhe të largohet nga gjynahet.
2- Kanë thënë:- Duhet që ke njeriu të anojë më tepër ana e shpresës, në mënyrë që të jetë optimist dhe se Profeti salallahu alejhi ue selam e donte optimizmin.
3- Kanë thënë:- Njeriu kur punon punë të mira duhet që ke ai të anojë ana e shpresës, në mënyrë që kjo ta shtyjë për punë të mira. Kështu që atij që ju ka mundësuar kryerja e adhurimeve do t’i dhurohet dhe pranimi i tyre. Në lidhje me këtë disa selefë thonin:- Nëse Allahu të mundëson të bësh dua, atëhere prite përgjigjen; sepse Ai thotë:
“ Lutmuni Mua që tju përgjigjem.” Gafir 60
Por kur njeriu kryen gjynahe atëhere tek ai duhet të anojë ana e frikës, në mënyrë që kjo ta ndalojë nga kryerja e të këqiave, Allahu thotë:” Thuaj:
“Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim”. En’am 15
Kjo thënie është afër po jo tërësisht e saktë, sepse mund ta kundërshtojë atë fjala e Allahut:
“ Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë( pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre), dhe zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” Mumimunë 60
4- Kanë thënë:- Duhet që kur të jetë i shëndoshë të anojë tek ai ana e frikës dhe kur është i sëmurë të anojë ana e shpresës.
5- Kanë thënë:- Ato janë si krahët e zogut. Besimtari ecën për tek Allahu me të dyja krahët të cilat janë frika dhe shpresa. Nëse ato janë të njëjta fluturimi do të jetë i suksesshën, por nëse ndonjëra prej tyre është e mangët, atëhere edhe fluturimi do të jetë i tillë. Por nëse zogu humb njërin krah atëhere ai është në prag të vdekjes.
6- Kanë thënë:- Ndryshon nga një person tek tjetri dhe nga një gjëndje tek tjetra. Dhe Allahu e din më së miri.
Shkëputur nga libri “TEUHIDI ULUHIJE”
Muhamed bin Ibrahim el-Hamd
Përktheu: Ismail Bardhoshi