BallinaSpikasimZemrat e vdekura

Zemrat e vdekura

Zemrat e vdekura

Përderisa me mijëra muslimanë vriten në tërë botën dhe përderisa me dhjetëra mijëra janë të burgosur dhe të torturuar duke thirrur në rrugën e Allahut, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, shumë muslimanë vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur dhe nuk brengosen përveçse për gjërat materiale të kësaj bote. Zemrat e tyre janë mbushur me dashuri ndaj kësaj bote dhe harresë të asaj të përhershmes, ahiretit.

Allahu thotë në Kuran: “Me të vërtet ti do t’i gjesh ata, njerëzit, lakmues për të jetuar, bile edhe me lakmues se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, po edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do t’i shpëtojë prej dënimit. Allahu sheh çka veprojnë ata.” (Bekare, 2:96)

Shumë muslimanë sot pohojnë se është më mirë të kryejnë namaz nafile dhe të agjërojnë nafile sesa të urdhërojnë për të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja apo të mbrojnë jetën e muslimanëve të dobët.

Ka thënë Ibn Kajimi për njerëzit e këtillë: “Shejtani i ka larguar nga udha e drejtë shumë njerëz duke ua zbukuruar atyre kryerjen e disa veprimeve vullnetare të adhurimit, siç është namazi vullnetar dhe agjërimi vullnetar, dhe duke i neglizhuar obligimet (farzet) e tjera fetare, siç janë urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, deri në atë shkallë saqë ata bile as nuk orvaten t’i kryejnë këto obligime kurdo qoftë, kur kanë mundësi. Njerëzit e këtillë janë konsideruar në shkallën më të ulët të fesë nga ana e dijetarëve. Thelbi i fesë sonë është t’i kryejmë urdhrat që Allahu na ka urdhëruar t’i bëjmë.

Një njeri që nuk i kryen farzet është faktikisht më i keq sesa ai që bën mëkate. Secili që ka dituri rreth Kuranit, Sunetit të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe jetës së sahabëve do të nxjerrë përfundimin se ata që janë të përmendur se janë më të devotshmit sot janë në fakt më pak të devotshëm. Në të vërtet, çfarë lloj devotshmërisë gjendet tek ai person i cili shkel urdhrat e Allahut duke e braktisur fenë e tij, duke shmangur Sunetin e Pejgamberit të tij dhe akoma qëndron me zemër të ftohur dhe e mbyll gojën.

Një person i këtillë është sikurse shejtani memec! Në të njëjtën mënyrë si ai i cili flet fjalë të pavërteta është shejtan i dukshëm. A nuk është fatkeqësi për Islamin e tyre të shikojnë vetëm për jetën dhe ushqimin e tyre dhe nuk e kanë dert çka po ndodh me fenë e tyre?

Më të mirët prej tyre do të ofrojnë vetëm një fytyrë të brengosur. Por nëse ata do të ishin të sfiduar nga njëra prej gjërave të zemrës, si për shembull paratë e tyre, ata nuk do të përmbaheshin nga përpjekjet për t’i kthyer mbrapsht ato. Këta njerëz përveçse e meritojnë hidhërimin e Allahut, janë të goditur me fatkeqësinë më të madhe, bile pa e ditur atë: Ata kanë zemra të vdekura. Në të vërtet zemra më e gjallë është zemra e atij që urren për hir të Allahut dhe më e plotësuara është mbështetja e tij ndaj Islamit dhe muslimanëve.” (A’lem el Muvaki’iin, volumi 2 faqe 176.)

Ibn Kajim el-Xheuzijeh

Must Read