Kur vazhdojmë të biem në gjynah
Shumë prej nesh bëjnë gjynah, pendohen, por i kthehen sërish të njëjtit gjynah dhe kjo gjë mund të jetë e frikshme dhe e dhimbshme. Megjithatë, kjo nuk duhet të ndodhë për aq kohë sa ne vazhdojmë të pendohemi dhe të bëjmë aq sa mundemi për ptë shmangur gjynahun dhe rrugët që çojnë tek ai.
Të gjithë e dimë se duhet të përpiqemi ta adhurojmë Allahun në maksimum të aftësive tona: “Allahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta,…” (2:286]
Por ne jemi të dobët dhe të rrethuar nga armiq në të gjitha anët, vetë nefsi ynë na shtyn të bëjmë keq, shejtani nuk rresht së pëshpërituri dhe jetojmë në një botë që është plot kënaqësi të rreme. Pra, ç’mund të bëjmë ne?
Profeti salallahu alejhi ue selam njëherë këshilloi Muadhin: “Mos harro të thuash në çdo namaz: “O Allah, më ndihmo të të kujtoj, të të falënderoj dhe të të adhuroj si duhet.”
Pra, është thelbësore që gjithnjë t’i kthehemi Allahut dhe ta lusim të na ndihmojë të bëjmë atë që na ka urdhëruar. Dhe një vepër tepër e rëndësishme është kërkimi i faljes dhe pendimi tek Allahu: “E t’i kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) tek Ai….”[11:3]
“O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpie në xhenete nën të cilat rrjedhin lumenj…” [66:8]
Nëse i kthehemi gjynahut herë pas duhet të pendohemi sërish e sërish. Mbani mend se Allahu: “E shtrin Dorën e Tij gjatë natës që të pranojë pendimin e atyre që kanë mëkatuar gjatë ditës dhe e shtrin Dorën e Tij gjatë ditës që të pranojë pendimin e atyre që mëkatuan gjatë natës, (dhe kjo do të vazhdojë) derisa dielli të lindë nga perëndimi.” (Muslimi)
Ne duhet të mbajmë mend gjithashtu se pendimi sipas sheriatit duhet të plotësojë disa kushte për të qenë i pranueshëm. Mësojini ato dhe përdorini.
Mbi të gjitha, ne duhet të përpiqemi sa të mundemi për të luftuar kundër nefsit tonë dhe të qëndrojmë larg mjeteve të gjynahut.
Dhe gjithnjë bëni dua duke i kërkuar Zotit të na japë fuqi për të përballuar cytjet shejtanit, të na i shlyejë gjynahet dhe të na bekojë me devotshmëri.
Hamza Malik