Kuran pa Sunnet?


Kuran pa Sunnet?

 

Shkruar nga: Shejh Muhammed Nasirudin El-Albani

 

Na bën të zhytemi në mendime kur shohim se sot ka dijetar që lejojnë mësimin e Kuranit pa Sunnet.

Këta njerëz edhe marrin guxim ta akuzojnë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. se ka lejuar diçka që ka ndaluar Allahu i Lartësuar, si p.sh. ngrënia e kafshëve të ngordhura. (Shënim: Sipas Sunnetit këtu bën përjashtim ngrënia e peshqeve të ngordhur në det, pra lejohet ngrënia e tyre).

Në të kundërtën, nëse nuk do të kishte hadithe, do ta vlerësonim si të lejuar (hallal) atë çfarë na ka ndaluar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. si psh. mbajtja e arit dhe mëndafshit për mashkullin.

Paraardhësit tanë të mirë kanë thënë se Sunneti e komenton Kuranin. Sot në mesin e  muslimanëve ka një sekt që e quan vetën “Kuranitë”. Ata e komentojnë Kuranin ashtu siç iu përshtatët pa iu kthyer mendimit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Sunnetin e vëtem që e pasojnë është ajo që iu përshtatët epsheve të tyre, kurse pjesët tjera nuk i pranojnë.

Transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Nuk dëshiroj ta shoh asnjërin nga ju të mbështetur për divanin e tij, kur te ai arrijnë udhëzimet dhe ndalesat e mia e ai të thotë: “Nuk e pranoj atë, askund në Librin e Allahut nuk gjendet diçka e tillë”. (Trans. Tirmidhiu, Ebu Isa thotë se hadithi është Sahih-Hasen)

Në një hadith tjetër thuhet: “ Çfarë qëndron në Librin e Allahut si e ndaluar, ne e marrim si të ndaluar. Mua më është dhënë Kurani dhe me atë Shembulli. Çfarë ka ndaluar i Dërguari i Allahut edhe Allahu e ka ndaluar”.

Është për të ardhur keq, kur sheh një Dijetar islam që në parathënien e librës shkruan për të drejtën islame, duke iu referuar vetëm Kuranit.

Në të drejtën islame, burim i legjislacionit nuk është vetëm Kurani, por Kurani me Sunnetin së bashku. Kush kapët vetëm për njërin pa marrë tjetrin, në të vërtetë nuk është kapur për asnjërin, pasi të dy burimet mbështesin njëri-tjetrin.

Thotë Allahu në Kuran:
“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur”. (Kuran, 33:36)


Në lidhje me këtë ajet, unë jam entuizazmuar me atë çfarë ka thënë Abdullah Ibn Mes`udi.


Një grua erdhi te ai dhe i tha : “ Ti thua se një grua që i shkul vetullat e saj vepron një vepër që është e ndaluar. Kjo do të thotë se më anë të kësaj ndryshohet krijesa e Allahut. Të njejtën e thua edhe për ata që bëjnë tatuazhe”. Ai tha: “Po” Ajo pastaj tha: “Unë kam lexuar Librin e Allahut prej fillimit deri në fund dhe askund nuk kam gjetur atë çfarë thua ti”.
Ai iu kundërpërgjigj: “Po ta kishe lexuar, kishe për ta gjetur. Në librin e Allahut shkruan që duhet marrë atë çfarë na ka dhënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe të qëndrojmë larg asaj çfarë ai na ka ndaluar”.Ajo tha: “Po, është e vërtetë”.
Ai pastaj i tha :” Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi El-Hamisat (Gratë që i shkulin vetullat e tyre).” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

 

 

Përktheu: Dren Ajeti

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com

Referencë: http://www.salaf.de

Must Read