BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaNjëzet mijë amerikanë përqafojnë islamin çdo vit pas 11 shtatorit

Njëzet mijë amerikanë përqafojnë islamin çdo vit pas 11 shtatorit

 

Njëzet mijë amerikanë përqafojnë islamin çdo vit pas 11 shtatorit

 

Në një raport mediatik të bërë publik këto ditë, jepen të dhëna befasuese dhe të papritura lidhur me ngjarjet që pasuan 11 shtatorin 2001, ku një numër i madh amerikanësh përqafojnë islamin çdo vit.

Sipas raportit të gazetës Mearif, lidhur me përvjetorin e dhjetë të 11 shtatorit, këto dhjetë vite kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të amerikanëve që përqafojnë islamin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Forumi për marrëdhëniet islamo – amerikane, gjatë vitit të parë pas 11 shtatorit 2001, numri i amerikanëve që përqafonin islamin arriti në 34 mijë. Sakaq, gjatë këtyre dhjetë viteve, mesatarisht çdo vit 20 mijë amerikanë përqafojnë islamin, ku 80 % e tyre janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj.

Kanali televiziv Franc Plus, para disa kohësh pati raportuar se bazuar në studime dhe hulumtime gjatë këtyre dhjetoj viteve:”Islami do të zërë vendin e parë të listës gjatë fushatave zgjedhore amerikane, kjo edhe pse sipas të gjithë informacioneve, Amerika nuk është e rrezikuar aktualisht nga sulme të mundshme nga Alkaeda. Aq më tepër që myslimanët nuk janë komunitet me peshë demografike, pasi përqindja e tyre nuk e kalon 1 % e popullatës.

Kandidatët republikanë pajtohen me lëvizjen ekstremiste të krishterë “Tea” se rreziku me të cilin përballet Amerika nuk qëndron vetëm në praninë islame mbi tokat e saj, por tek nënshtrimi i Amerikës ndaj një lidershipi me origjinë islame, Barak Obama, i cili e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë në Indonezi, vendi më i madh i botës islame./AO/

 

http://www.youtube.com/watch?v=mNn0q_5THjw

Artikulli paraprakKuran pa Sunnet?
Artikulli tjetërLetër tregtarit

Must Read