BallinaPse ISLAMI?Të tjerët për IslaminLamartini per Profetin Muhamed alejhi selam

Lamartini per Profetin Muhamed alejhi selam


Lamartini per Profetin Muhamed alejhi selam

 

Lamartini, njëri nga poetët më të mëdhenj të Francës, për personalitetin e Muhamedit a.s., në “Historia de la Turqiue”, shkruan:

“Kurrë njeriu nuk i ka venë vetes, vullnetarisht apo detyrimisht, qëllim më të lartë… Të rrënohen bestytnitë, që ishin vënë ndërmjet njeriut dhe Krijuesit… Që njeriu t`i kthehet Zotit dhe të përtërihet idea e arsyeshme dhe e pakontestueshme mbi hyjninë, në kohën e kaosit, të materializmit dhe të vizioneve idhujtare rreth Zotit, të cilat ekzistonin atëherë.

Kurrë njeriu nuk e ka pranuar, një detyrë aq të paarritshme, për aftësinë njerëzore, me mundësi aq të dobëta, sepse si në ide, ashtu edhe në zbatimin e atij plani të madh, nuk ka pasur kurrfarë pregatitje të veçantë dhe kurrfarë ndihmë, përveç një grushti të thjeshtë njerëzish, që jetonin në skajet e shkretëtirës.

Kurrë, njeriu nuk ka kryer një revolucion aq të madh dhe të vazhdueshëm në botë, pasi për më pak se dy shekuj pas shfaqjes së tij, Islami përmes bindjes dhe forcës, në emër të Zotit, ka dominuar përgjatë tërë Arabisë, Persisë, Horosanit, Transaksonisë, Indisë, Sirisë, Abisinisë, përgjatë të gjitha vendeve të njohura të Afrikës Veriore, ujdhesave në Mesdhe, Spanjë etj…”

“Nëse madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimit dhe rezultatet e arritura, janë tri kritere të gjenialitetit njerëzor, kush mund të marrë guximin të krahasojë, cilindo njeri të madh, në historinë njerëzore, me Muhamedin a.s.?

Njerëzit më të njohur kanë vendosur vetëm ushtri, ligj dhe shtet. Ata s`kanë formuar asgjë më tepër se potenciale materiale, të cilat shpesh u zhdukën para syve të tyre. Ky njeri, ka nisur jo vetëm armatat, legjislacionet, shtetet, dinastitë dhe popujt, por miliona njerëz, 1/3 e botës së banuar të asaj kohe, madje edhe më shumë, më tepër se kjo: ai ndryshoi altarët, zotërat, fetë, idetë, besimet dhe shpirtërat. Në bazë të Kur’anit, me çdo shkronjë që bëhej ligj, ndërtoi nacionalizmin shpirtëror, që është i pranuar për njerëzit e çdo territori gjuhësor dhe racor. Ai na ka lënë, si karakteristikë të pashlyeshme të nacionalizmit musliman, urrejtjen kundrejt zotërave të rrejshëm dhe synimin për një Zot të pamaterilaizuar. Kjo rezistencë e patriotizmit, kundër bastardimit të besimit në Zot, u ka dhënë fuqi ithtarëve të Muhamedit a.s. Marrja e një të tretës se botës, përmes fesë së tij, qe mrekulli nga ana e tij. Ideja e unitetit të Zotit, që e proklamoi midis trillimeve për zotërat e ndryshëm, ka qenë e tillë, që mundi të rrënojë të gjithë tempujt e lashtë të idhujve, duke frymëzuar me fenë e tij një të tretën e botës. Jetën, përsiatjet dhe guximin e tij, ia kushtoi luftës kundër bestytnive. Guximi i tij në kundërshtimin e idhujtarisë, qëndrueshmëria gjatë qëndrimit 13 vjetë në Mekë, pranimi i njerëzve të përbuzur publikisht dhe gati të shtypur nga ana e bashkëkohësve, predikimi i tij i pandërprerë, lufta kundër pabarazisë, besimi i patundur në sukses, durimi mbinjerëzor gjatë provave, modestia në fitore, ambiciet e tij, të cilat kanë qenë të orientuara drejt një ideje, lufta e pafund dhe e vazhdueshme, bisedat mistike me Zotin, vdekja dhe triumfi pas vdekjes, të gjitha këto dëshmojnë jo për mashtrim, shtirje dhe gënjeshtër, por për vendosmërinë e tij të fortë, që të përtërihet feja.

Kjo fe, ka pasur dy parime themelore: Zoti është Një dhe Ai nuk është material. Parimi i parë, tregon se çfarë është Zoti, kurse i dyti, se çfarë s`mund të jetë Zoti. Muhamedi qe përmbysës i zotërave të rremë me shpatë, vendosës i idesë me fjalë. Filozof, orator, mësues, ligjvënës, luftëtar që luftoi për idetë e tij, përtëritës i besimit racional dhe adhurimit pa fotografi, themelues i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore. Ky është Muhammedi a.s. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret, me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, me të drejtë pyesim:

A ekziston njeri më i madh se ai?”

 

Burimi: http://profetiislam.com/

http://www.islamifejaevertete.com/

 

Must Read