Letër!
Falënderimi i takon vetëm Allahut Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë. Vëlla I dashur motër e nderuar që të gjithë besoj se keni dëgjuar për këtë të histori të dhimbshme por unë vetëm se po ju bëj një përkujtim se ndoshta e keni harruar. Këtë letër jua drejtoj atyre që si shumë veta ja kanë bërë qëllim jetën e tyre kësaj bote dhe duke rendur pas sajë e duke harruar përgjegjësinë dhe hakun që kanë ndaj prindërve të tyre.
Shpresoj se duke e treguar këtë histori do të pendohen.
“Një djalë i ri të cilit i kishte vdekur babai dhe për të kujdesej nëna e tij e cila u detyronte që të përfitonte diçka për të rritur atë dhe vëllezërit e tij të vegjël. Kur u rrit ky djalë vazhdoi studimet e tija në një vend perëndimor. Pasi kaloi një kohë të gjatë duke studiuar u kthye nga studimet dhe me vete e kishte marrë sjelljet evropiane dhe duke harruar hakun që kishte ndaj nënës së tij. Pasi kaloi një kohë erdhi koha që do të martohej dhe nëna i ofroi një vajzë muslimane të mirë dhe të ndershme dhe të devotshme, mirëpo ai nuk e pranoi atë. Ai kërkonte një vajzë që bënte jetë jo islame (ngase kështu ishte mësuar në perëndim).
Gjen një vajzë ashtu siç e dëshironte ai dhe martohet me të, pas gjashtë muajsh martese kur u kthye nga puna në shtëpinë e tij e gjen gruan e tij duke qarë e pyet pse po qan? I thotë gruaja: Unë nuk e duroj dot nënën tënde, unë nuk mund të jetoj me të.
Thotë ky djalë u hidhërova aq shumë sa që harrova hakun që kam ndaj nënës dhe e përzura nënën. Duke dalë tek dera ajo thoshte: O biri im Allahu të kënaqtë, o biri im Allahu të kënaqtë. Pasi kaloi hidhërimi dola me e kërkuar nënën time mirëpo nuk e gjeta. U ktheva në shtëpi gruaja ime me bukurinë dhe mprehtësinë e saj pati mundësi që ta harroja nënën time. Pas disa kohësh u sëmura dhe ushtrova në spital erdhi nëna ime të më vizitonte ndërsa gruaja ime ishte tek dera dhe i tha: Kthehu mbrapsht,djali yt nuk është këtu,ç`farë do prej nesh kthehu, ik, ne nuk të duam. Iku nëna ime. Dola prej spitalit morë po shëndeti nuk vazhdoi gjatë. U ktheva përsëri në spital. E Humba punën, më kapën borxhet, u larguan shokët prej meje, u larguan njerëzit që kisha për rreth. Një ditë prej ditësh erdhi gruaja dhe më tha: U në nuk të dua më, ti nuk ke më punë, ti nuk ke më pasuri ti je i sëmurë, ti nuk ke shoqëri, prandaj unë dua që të më ndash. Ky ishte problemi më i madh për mua. Dhe krejt kjo më bëri që të zgjohesha nga gjumi në të cilin isha i thelluar. Dola të kërkoja nënën time dhe e gjeta në një stallë ku jetonte me sadakanë që i jepnin njerëzit. Pasi që më pa filloi që të qante dhe pasi që e pashë në atë gjendje nuk e përmbajta dot veten fillova që edhe unë të qaja. Pastaj e mora me makinën time dhe shkuam në shtëpi ku i dhashë atë dashuri dhe respekt që i kishte munguar dhe iu betova se do ta respektoja deri sa të jetoja. Dhe tani unë jetoj një jetë të lumtur me nënën time që Zoti e ruajt dhe na faltë.
Pas kësaj historie të dhimbshme le ta lexojmë letrën që një nënë i shkruan të birit të saj që prej shumë kohësh e ka braktisur dhe nuk ka pyetur fare për të.
Dëgjoje vëllai im se ç`farë i shkruan ajo nënë me zemër të plagosu djalit të sajë.
Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë,kam turp që po e shkruaj por pas një pavendosmërie dhe pritje të gjatë e kapa lapsin disa herë por lotët më penguan, më pushuan lotët disa herë por zemra nuk më lejoi.
O Biri im! Pas një kohe të gjatë e shoh se je bërë një djalë i madh e me mendje të pjekur dhe i baraspeshon gjërat. E kam një të drejtë që të paktën ta lexosh këtë letër, pastaj nëse do copëtoje ashtu siç e ke copëtuar zemrën time.
O Biri im! Para 25 vitesh ishte një ditë e lumtur për mua kur doktoresha më lajmëroi se isha shtatzënë, e nënat e dinë mirë domethënien e kësaj fjale, e ajo është një përzierje lumturie e gëzimi me fillimin e shqetësimit të ndryshimeve të shumta në organizëm. Pas kësaj të mbarta 9 muaj në bark, ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi,haja e merrja frymë me vështirësi. Por e gjithë kjo nuk ma zvogëlonte dashurin për ty, por ajo shtohej dita ditës e mezi prisja të të shihja. Të mbarta o biri im vështirësi pas vështirësie,dhimbje pas dhimbjeje, gëzohesha me lëvizjet e tua(në bark), gëzohesha me shtimin e peshës tënde e ajo për mua ishte e rëndë. Ato ishin vuajtje të gjata e më pas vjen ajo natë kur unë nuk vura gjumë në sy, pata vuajtje aq të mëdha sa që nuk i shkruan dot lapsi e nuk i përmend dot gjuha, u përballa disa herë me vdekjen e më pas dole në jetë, qarja jote u përzije me lotët e gëzimit tim e i larguan dhimbjet e plagëve.
Biri im! Kaluan vite e unë të mbajta në kraharor të laja me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjirin tim ushqim për ty, qëndroja pa gjumë që të flije ti, lodhesha ditën që ti të gëzoheshe, shpresoja çdo ditë të shikoja buzëqeshjen tënde, prisja me padurim që ti të kërkoje diçka që unë të jepja me gjithë zemër, e kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë. Kaluan ditë e net dhe unë vazhdoja në këtë gjendje, gji-dhënëse e gëzuar,shërbëtore e pa përtuar dhe pa ngrënë deri sa u rrite, u bëre djalosh, t`u shfaqën shenjat e para të burrërisë e unë rendja majtas e djathtas për të të gjetur nuse. Erdhi dita e dasmës m`u copëtua zemra, më rrodhën lotët e gëzimit për jetën tënde të re, dhe si mërzitje për ndarjen tënde. Kaluan ditë të vështira dhe shoh se nuk je më ai që njoh, më mohove dhe e harrove hakun(të drejtën) time. Kalojnë ditë e unë nuk të shoh, nuk e dëgjoj zërin tënd, e neglizhove atë që u soll mirë me ty.
O Biri im! Kërkoj vetëm pak, më konsidero të paktën në pozitën e shokëve të tu, më vendos dhe mua në listën e veprimeve të tua mujore, që të të shoh vetëm pak.
Biri im! Jam dobësuar më kanë lodhur vuajtjet e më kan kapur sëmundjet, ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi, e përsëri zemra ime mbjell dashuri për ty. Nëse do të nderonte ty, dikush një ditë, do t`i ishe mirënjohës për gjith jetën, e nëna jote të ka bërë të gjithë këto të mira e ti nuk e shikon, është sjellë mirë me ty e ti nuk ia shpërblen, ka qenë shërbëtorja jote për vite me radhë e ti nuk do t`ia dish fare, deri këtu ka arritur mendjemadhësia jote!
Biri im! Sa herë dëgjoj diçka të mirë për ty që je pjella ime gëzohem dhe unë, por po habitem, ç`far gjynahu kam bërë unë që ti nuk më viziton, e nuk don të më shohësh me sy, a ta kam pakësuar hakun(të drejtën) tënde ndaj meje?! Më vendos të paktën në pozitën e një shërbëtoreje të thjeshtë e jepi hakun (të drejtën asaj). Trego pak butësi për mua, ma jep shpërblimin tim e sillu mirë, se Allahu i don ata që sillen mirë.
O Biri im!Dua të të shoh, nuk dua më shumë se kaq, më lejo që të shikoj fytyrën tënde.
O Biri im! Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkoh që ti vazhdon të jesh në jetë, e njerëzit flasin mirë për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre.
O Biri im!A nuk ka ardhur koha që zemra jote të zbutet për një plakë të përvuajtur që e ka coptuar mërzia, ia shkatarrove ndjenjat, ia hidherove zemrën sa që i u thanë lotët.
Nuk ankohem e nuk lutem kundër teje, nuk e shfaq zemërimin, se nëse lutja ime do ti kalonte retë e të arrinte tek dyert e qiellit do të të zinte haku(e drejta) ime, e mbi ty e familjen tënde do të zbriste fatkeqësia.
Jo, jo nuk do e bëj, ti vazhdon o biri im të jesh gëzimi im dhe pranvera e zemrës dhe e jetës sime.
Bindu o biri im, thinjat po të dalin, do të kalojnë vite e do të bëhesh edhe ti plak, e shpërblimi është sipas punës, e ke për ti shkruar edhe ti letër djalit tënd me lot në sy, siç po e shkruaj unë, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.
O Biri im! Ki frikë Allahun ndaj nënës tënde,ndalja lotët, ngushëlloje për fatkeqësinë e saj, e pastaj nëse do, grise letrën e saj, e dije se kush bën mirë e ka për vetën e tijë, e kush sillet keq, e ka po për veten e tij.
Vëlla i dashur motër e dashur!
Allahu i Madhëruar thotë:“ Ne njeriun e kemi urdhëruar të sillet mirë ndaj prindërve të vet sepse nëna e mbarti atë me mund të madh dhe pas dy viteve ja ndan gjirin. E porositëm të jetë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve të tij. Sepse vetëm tek Unë është kthimi juaj“. (Suretu Llukmane14)
Allahu i Madhëruar thotë gjithashtu:“ Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Atij, që të silleni mirë në mënyrë bindëse ndaj prindërve. Nëse njerin prej tyre, ose që të dy i ka zënë pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë as mos u anko dhe as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të mira, me shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës respektues dhe thuaj: Zoti im. Mëshiroji ata ta dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël“.(Suretu El Isra 23-24)
I lutem Allahut që të na bëj prej atyre që kujdesen dhe i respektojnë dhe janë mirënjohës ndaj prindërve te tyre. Amin
Përgatiti: Fatmir Idrizi, Kavajë